Pengesa për integrimin e Malit të Zi në BE
Kushti kryesor që i është vënë Malit të Zi për fillimin e negociatave të antarësimit në BE është ndryshimi i kodit elektoral. Qysh nga vënia e këtij kushti prej Komisionit Europian në tetorin e vitit të kaluar, kur Mali i Zi mori statusin e vendit kandidat pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç, është provuar shtatë herë në parlamentin malazez të ndryshohet kodi elektoral, por pa sukses. Ranko Krivokapiç, Kryetari i Parlamentit të Mailt të Zi, i ka deklaruar “Daily News Montenegro” se po përgatit një paketë kompromisi për sesionin e ri të parlamentit, e cila mund të realizojë më së fundi ndryshimin e kodit elektoral malazez, para se Komisioni Europian të shqyrtojë në tetor progresin e bërë nga Mali i Zi gjatë këtij viti.
Mosmarrëveshjet në parlament pë r kodin elektoral nuk kanë të bëjnë me vetë kodin – të gjitha partitë janë dakord për ndryshimin e tij. Por partitë nacionaliste serbe në parlament e kanë lidhur aprovimin e ndryshimeve në kod me ndryshimin e gjuhës kombëtare nga malazisht në serbisht. Pa votat e tyre, nuk plotësohet numri i nevojshëm për kalimin e ndryshimeve në kodin elektoral.
Serbishtja dhe malazishtja janë thjesht dy dialekte fare pak të ndryshëm nga njëri-tjetri. Alfabetet e tyre, si ai cirilik dhe latin, janë gjithashtu pothuaj njësoj me njëri-tjetrin.
E.Z.
Add new comment