Përgjigjja e Cameron-it ndaj trazirave ka ngjallur diskutime

Janë arrestuar më shumë se një mijë vetë pas trazirave në Londër e në qytete të tjera të Britanisë së Madhe. Dhe të gjithë po presin të kalojnë në sallën e gjyqit. Një pjesë syresh e kanë marrë dënimin, dhe një pjesë e mirë e opinionit publik nuk kanë munguar t’i përshëndesin këto vendime gjykatash. Edhe kryeministri David Cameron ka bërë të njëjtën gjë. Përveç kësaj, ky i fundit ka dhënë sinjale se nuk ka ndërmend të mjaftohet me kaq. Deklaratat e forta publike lidhur me prindërit e këqinj, me një si degjenerim moral në shkallë kombëtare (togfjalëshin “degjenerim moral” jeni të lutur të mos e merrni në kuptimin e holluar që përdorej në kohën e Hoxhës), dhe me sub-kulturat e pervertuara që gjenden në metropole e qytete të mëdha, ai do t’i shoqërojë me masa të tjera, të cilat duket se janë të diskutueshme. Ai ka kërcënuar, se kundravajtësve do t’u heqë emrat nga programet e asistencës qeveritare, dhe se ata, tok me familjet e tyre, do të largohen nga apartamentet publike që u janë dhënë për banim (një në gjashtë britanikë jeton në apartamente të tillë). Ka edhe më. Ka kërcënuar se në rrethana të mundshme trazirash të tjera do të bllokojë aksesin në rrjete sociale online, të llojit twitter.
Është kjo zgjidhja e duhur? Gazeta New York Times, në një editorial të vetin në versionin online, i vlerëson këto masa si sektare, të padobishme, dhe të rrezikshme. “T’i bësh të varfërit më të varfër nuk do të thotë se ata do t’i largohen vjedhjes. T’u marrësh shtëpitë, nuk do të thotë se ata do ta respektojnë ligjin më shumë. Të bllokosh internetin në zonat periferike është një dhunim i qartë i lirive civile; do të thotë gjithashtu t’i privosh qytetarët e tjerë nga e drejta për t’u informuar në kohë reale”, thuhet mes të tjerash në këtë editorial.
E.G.
Comments
Kur deti ka dallge,kur fryma
Kur deti ka dallge,kur fryma te merret,kur ndjen se po mbytesh,nga mund te kapesh?!
Ne nji shoqni ku
Ne nji shoqni ku tradicionalisht ka disa rregulla nuk duhet te lejohen te futen shume "te ndryshem", te cilet jane mesue me rregulla te tjera apo te kunderta jete, aqe ma teper kur keto te ardhun perkundrazi done te imponojne rregullat e veta ne vendin prites. Heret a vone kjo qe ndodhi ne Angli do te ndodhte. Kjo ka te ngjare te ndodhin edhe ne vende te tjera te ngjashme me Angline.
Mer Paul, nuk po te pyes a te
Mer Paul, nuk po te pyes a te shpifet ndonjehere vetja, po racizmi i vetes a te shpiifet ndonjehre? Sa "jo te ndryshem" bejne krime te felliqura per dite ne Londer, sa e sa u kapen nga kamerat prej tyre duke bere vandalizma?
Add new comment