Avokati arsyeton lirimin e klientit: është besimtar dhe kontribues i PD-së
“Ka dhënë kontribut për Partinë Demokratike dhe është besimtar”. Këto ka listuar para gjykatësit të cështjes avokati i Gazmend Sallakut, drejtor i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, i arrestuar me akuzën e korrupsionit pasiv. Gjykatësi, megjithatë e ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit për ta liruar Sallakun duke e dënuar atë me 30 ditë paraburgim në pritje të procesit gjyqësor që, pasi të krahasojë provat e prokurorisë me argumentet e mbrojtjes, do të marrë edhe vendimin. Avokati ka paraqitur edhe një raport mjekësor që aludonte për gjendjen jo të mirë shëndetësore të klientit të tij. Moda e raporteve mjekësore dhe përdorimi i tyre për të mundësuar lirimin me kusht të të akuzuarve, është e njohur tashmë. Nga një artific i tillë ka përfituar para pak javësh një tjetër i arrestuar për korrupsion, biznesmeni i naftës, Iljaz Fisheku: avokati ka paraqitur një raport mjeku sipas të cilit i pandehuri kishte probleme me zemrën. I liruar me kusht duke kaluar në arrest shtëpie Fisheku është arratisur disa ditë më vonë. Sa i takon pretendimeve “Gazmend Sallaku ka kontribuar për Partinë Demokratike dhe është gjithashtu besimtar” ato sjellin jo vetëm risi në jurisprudencë, por edhe në logjikë. Asnjëra nga të dyja nuk të jep imunitet, në asnjë rast.
L.A.
Comments
ska mundesi.
ska mundesi.
Respekt per ju qe na vini ne
Respekt per ju qe na vini ne dijeni per argumentet "juridike" te avokatit.
Por do ju lutesha te shenonit edhe emrin e avokatit. Ka me shume rendesi emri i avokatit sesa argumentet qe ka dhene.
Dikush qe me rekomandoi ta lexoja lajmin ne kete faqe me shprehu dyshimin se avokati ka te beje me zonjen Elsa Balluri. Personalisht me gjithe se pranoj gatishmerine e larte te znj. Balluri per t'i kontribuuar PD-se, nuk besoj ta kete ulur pjacen kaqe shume.
Sidoqofte, emri i avokatit ka rendesi, ai mund te hyje ne Librin Gines edhe me ndihmen e ambasadorit te OSBE-s.
Ardian Visha eshte emri i
Ardian Visha eshte emri i avokatit.E mban veten per avokat trendy.Ka punuar me pare ne prokurori,per 24 ore mori licensen e avokatit.Ka qene avokat per shume ceshtje te nxehta,si nga ana politike,ceshtje trafikantesh,Gerdeci etj.I njeh shume mire pazaret((keshtu funksionon sistemi drejtesise tek ne),d.m.th."procedurat" e sistemit te drejtesise albanistanase.Per rastin ne fjale,i cili eshte skandal per arsyetimin qe ben avokati,duhet te shihet si rast dhe mendim unikal per jurispudencen e nje vendi qe pretendon se eshte vend demokratik.Kjo mund te studiohet nga fusha e drejtesise,se kur nje vend,sistemi demokratik dhe drejtesia nuk funksionon,avokati arrin deri ne lajthitje totale dhe nuk e can bythen fare se cfare kerkon nga gjykata per klientin e tij.Habitem pse nuk e ka marre gjykata ne konsiderate faktin se eshte antare i PD,dhe ka dhene kontribute dhe eshte besimtar.Ne Shqiperi cfare nuk ndodh.
Add new comment