Olldashi “i dyshuar për kontrabandë droge”; flet për Bechtel-in

Postuar në 03 Shtator, 2011 05:54

Zyrtari i parë shqiptar, që merr mundimin të komentojë materialet e WikiLeaks-it lidhur me Shqipërinë, është Sokol Olldashi, për të cilin në një nga këto kabllograme thuhet se “është i dyshuar për kontrabandë droge”.  Nuk duhet shumë mend për të besuar që e ka urdhëruar Berisha ta bëjë këtë. Dhe e ka urdhëruar, me sa duket, të flasë për një çështje tjetër, ku ai vetë preket më shumë politikisht se sa personalisht, e jo për dyshimet e amerikanëve për përfshirje të tij në kontrabandën e drogës. Çështja tjetër është shqetësimi i kompanisë Bechtel në fund të vitit 2008 mbi ngutin e Berishës për të lidhur axhendën e tij elektorale me axhendën e punimeve të Bechtel-it.

Dhe Olldashi përgjigjet në mënyrën e vet, ashtu si askush tjetër në këtë rrethanë. Ai vë në dyshim autenticitetin e këtyre dokumentave. “Nuk kam asnjë konfirmim që ky është një informacion që ka dalë nga Ambasada Amerikane”, shprehet ai. “Nuk ka asnjë deklaratë të drejtorit të Bechtel-it, ju mund t’i drejtoheni vetë Bechtel-it zyrtarisht”, thotë ai më poshtë, duke e ditur se Bechtel-i nuk ka asnjë detyrim e asnjë dobi të japë shpjegime pas këtij lajmi. Dhe në fund, Olldashi, i sigurtë që po tregohet shumë inteligjent, bën një deklaratë, me anë të së cilës “na zë mat të gjithëve”: “E provoni dot që është shkresë e zotit Withers? Nëse e provoni, atëherë hajdeni më pyesni dhe unë do ju përgjigjem”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by mialeksi (not verified) on

po pra.. E paska bere Asange=ja kabllogramin.. Mes miliona kabllogrameve qe kane tronditur gjithe boten, Asangeja e ka patur fiksim te shkruaje vete nje kabllogram per Olldashin e Shqiperise.. Aaah po keta kujtojne se gjithe shqiptaret jane dele me 4 klase shkolle.. Po nuk jemi te gjithe nga Bathorja dhe Kamza o Olldash.. O te hemgert mortja ty dhe Saliun tend, rob koti

Submitted by Anonim (not verified) on

e vertete qe nuk mund te provohet drejtperdrejt por te pakten kta plehra marrin nje goditje te mire keshtu... shpresoj. se edhe nuk i dihet me kta budallenj njerez qe i kane cimentuar ne krye kta garipat.

Submitted by Engjell (not verified) on

Ke hak ore OLL"DASH" se ajo prokurorja nuk te ze dot ne ate vendin qe nuk e shkruaj dot ketu per respekt te lexuesit dhe botuesit Ti e ke hak çekanin per tu bere eunuk si'ç dine te bejne çobanet deshte ,nuk e di ti se je i vogel ( me duket se je edhe vllah, nga nje komunitet qe e di mire kete qe dua te te them) Je harlisur dhe po harlisesh shume ,por mos u perdheko me teper ,edhe pse nuk te provohen ato qe thote ambasada amerikane do te te shkurtohet bishti nje dite ,sepse nuk ka nevoje te shkruhen shume gjera per nje tip si ti ,ti dukesh  qe ne surrat se kush je dhe ç'mund te besh ,ti qe i vogel i ke hipur kalit seprapthi dhe do vije nje çast qe do te te hedhe kali .

Do vije dita qe nuk do te jesh me as Oll"Dele" as oll"Dash" por do te mbetesh nje qenie qe do te te largohet kushdo sepse je ai qe je !!!!

Submitted by rezi (not verified) on

Normale qe s'ti vertetojme dot shoku Olldashi,se edhe kolegu juaj Meta e hodhi poshte ate "manipulim" qe i bene me kamera, ju keni norma te tjera per faktet, sepse s'ka prokurori dhe gjykata qe t'ju vene k.....t ne bige dhe te tregonit edhe ato qe s'ja u kerkon njeri. Shpresoj qe faktet t'ja u tregojne ndonje dite njerezit e ketij populli, ashtu sic i shikoni ju ne endrrat tuaja te sikletshme,kur mbyteni ne djerse dhe thoni kur zgjoheni :"shyqyr s'qenka e vertete............."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.