Vdekja e Alisë raportohet nga britanikët e injorohet nga italianët

Postuar në 08 Tetor, 2011 11:20

Mediat britanike ishin të parat, dhet të vetmet (sidomos në këtë moment të parë), në raportimin e vdekjes së Ramiz Alisë, të cilit i kanë bërë vlerësime postume pozitive. Po, e konsiderojnë si diktatorin e fundit komunist në Shqipëri, por edhe si njeriun që e tragetoi pa shumë probleme e pa dhunë vendin e vet nga diktatura në demokraci. Ka folur BBC-ja, por edhe të përditshmet the Guardian e the Independent. E dini? Duket se më shumë kanë folur mediar e Londrës, se sa mediat e Tiranës. Këto të fundit duket se e kanë injoruar vdekjen e Alisë nën shembullin e klasës politike të  kompleksuar përballë personalitetit të atij që i hapi rrugë dhe e nënshkoi ngjarjen më të rëndësishme të këtyre 20 viteve të fundit, pluralizimin politik, dhe të atij që mundi – këtë e besojnë të shumtit në Shqipëri – të kontrollojë e të komandojë për dy vite me radhë krijimin e partive e promovimin e një numri politikanësh, të cilët më pas i kanë dhënë tonin jetës politike shqiptare.  

Përsa I takon mbulimit ndërkombëtar të ngjarjes, mbetet disi i pashpjegueshëm fakti, që gazetat e televizionet italiane nuk thanë asnjë fjalë në 24 orët që pasuan vdekjen e Alisë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.