Vdekja e Ramiz Alisë: nga ceremonia te heshtja e socialistëve

Postuar në 09 Tetor, 2011 06:25

Në kundërshtim me ç’pritej, do të ketë një ceremoni shtetërore për përcjelljen në banesën e fundit të Ramiz Alisë. Sipas së përditshmes Panorama, ka qenë kërkesa e Ilir Metës që një gjë e tillë të bëhej me motivacionin se ka vdekur një ish-President i Republikës, dhe Berisha nuk ka thënë “jo”. Madje, burime të LSI-së thonë se nuk është bërë ndonjë diskutim kushedi se çfarë lidhur me këtë gjë. Është rënë dakord shpejt e shpejt.

Nga ana tjetër, ka rënë në sy reagimi zero në emër të Partisë Socialiste. Ka pasur socialistë që e kanë thënë të tyren në mëyrë individuale lidhur me këtë ngjarje (ka folur gjatë ish-kryeministri Pandeli Majko), por nuk ka pasur asnjë qëndrim të krerëve të PS-së në emër të PS-së. Gazeta Zëri i Popullit nuk e ka marrë mundimin të shkruajë qoftë dhe një rresht për vdekjen e Ramiz Alisë, gjw qw i ka zemwruar familjarwt e tij. Kjo është një gjë fort e çuditshme pasi, përtej të gjitha vlerësimeve  që mund t’i bëhen Alisë, vdekja e tij nuk ka pikën e dyshimit që është lajm mbi bazën e të gjitha përkufizimeve të mundshme të lajmit. Nuk dihet nëse është antikomunizmi i hershëm e visheral i Edi Ramës, apo ndonjë kompleks i socialistëve, që i ka shtyrë drejtuesit e Zërit të Popullit ta marrin këtë vendim.

E.G.

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

Gabim kane bere.

Kam dy kujtime te veçanta.

Heren e pare gjendesha buze rruges kur po kalonte benzi i vjeter me udheheqesin e Partise. Isha femije dhe si i tille e kam te ngulitur ne mendje kur ma beri me dore nga dritarja e makines.

Heren e dyte do te kem qene ne te mesmen sepse mbaj mend qe na ftuan ne nje takim me puntoret e nje uzine, kam qene ne reshtat e pare dhe Ramizi ishte ulur perballe nesh gju me gju me popullin.

Nuk eshte se jam ndonje ithtar i asaj kohe por po mundohem ta pershkruaj me ngjyrat e asaj kohe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.