Progres-raporti i BE-së: Zgjedhjet e 8 majit vetëm pjesërisht i arritën standardet

Postuar në 12 Tetor, 2011 08:09

Në progress-raportin e përgatitur nga Komisioni Europian për Parlamentin Europian dhe Këshillin e Ministrave të BE-së, sugjerohet që Shqipërisë të mos i jepet statusi i vendit kandidat. Sipas raportit, kërkesa kryesore politike për kandidim nuk u plotësua nga Shqipëria, gjegjësisht, zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Në raport thuhet se, pavarësisht përmirësimeve në disa aspekte të zgjedhjeve, si konkurueshmëria, transparenca e përgatitjeve teknike, procesi relativisht i mirë i votimit dhe numërimit, dhe pluraliteti i mbulimit nga mediat, Shqipëria vetëm pjesërisht zhvilloi zgjedhje sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Nga një kërkim në 33 kapitujt e raportit, të cilët mbulojnë të gjitha fushat ku pritet progres, rezulton se fjala “progres” është shoqëruar me mbiemrat “i mirë” ose “shumë i mirë” vetëm 11 herë. Ndërsa 93 herë të tjera është shoqëruar me fjalët “asnjë”, “i kufizuar”, "modest", “i pjesshëm”.

E.Z.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.