Reagim ndaj shkrimit “Imami shqiptar në Zvicër: rrihni fëmijët nëse nuk luten”

Në artikullin e gazetës Der Sontag, Nr. 40, të datës 9 Tetor 2011, u lançua një artikull nga Katia Murmann, redaktore e gazetës në fjalë, e cila publikoi disa pjesë të artikullit të Mr. Fehim Dragusha, Imam dhe ligjerues në Xhaminë El-Hidaje, në St. Gallen të Zvicrës. Redaktorja Katia Murmann, në artikullin e saj të publikuar fyen rëndë Imamin e Xhamisë, duke u marrë vetëm me një pjesë të hadithit, pa u futur fare në shpjegimin dhe komentin e hadithit në fjalë. Ajo citon hadithin ku Pejgamberi alejhisselam thotë: ``Mësoni fëmijët tuaj të falen kur ata janë 7 vjeç, dhe rrahni ata kur t’i mbushin 10 vjeç, poqese nuk falen``. Ky ka qenë hadithi, i cili është përkthyer nga gjuha shqipe, në gjuhën gjermane dhe fjalët, të cilat janë përdorur kanë qenë dy foljet; schlagen dhe tadeln, të cilat për shumicën dërrmuese janë keqkuptuar se me këtë hadith synohet përdorimi i dhunës fizike.
Autorja e shkrimit, Katia Murmann, është një gjermane, e cila jeton dhe vepron ne Zvicër dhe është e martuar me një iranian. Ajo në artikull bie ndesh me fjalët e saj, se citatin e ka hasur në webfaqen zyrtare të Mr. Fehim Dragusha, Imam në Xhaminë El-Hidaje, më pastaj thotë se Imami është shumë agresiv në ligjeratat http://www.imam-dragusha.ch/
Shënim i respublica-s: Reagimin po e publikojmë, pasi çdokush që ndihet i fyer nga një gazetë ka të drejtë të shpjegohet e të mbrohet. Por në këtë reagim ka një kontradiktë. Përmendet një hadith, në të cilin thuhet se “fëmijët duhen rrahur, po qe se nuk falen” (nëse e kemi kuptuar mirë shqipen), dhe më poshtë thuhet se “shumica dërrmuese janë keqkuptuar se me këtë hadith synohet përdorimi i dhunës fizike”. Autori ka të drejtë të shpjegohet më tej, sidoqoftë. Website-i ynë do jetë i hapur.
Comments
Nuk e di se perse ky shkrim

Nuk e di se perse ky shkrim me duket sikur ka te beje me shoqerite arabe dhe aziatike. U çudita kur lexova se behet fjale per shqiptare. Keto hadithet nuk kane te bejne fare me shqiptaret e Shqiperise, por me disa mendjemykur shqiptare ne diaspore, qe jane me te afert me arabet dhe iranianet, sesa me vendasit ku jetojne. Shume turp. Shkojne shqiptaret ne bote dhe ne vend te qyteterohen dhe europianizohen, bejne duvane e arabit.

Ceshtja eshte shum e thjeshte

Ceshtja eshte shum e thjeshte per ata njerez qe merren pak me thelle me ceshtjet e fese. Nuk jam ne djeni te hollesishme te rastit, dhe nuk mar persiper ti dal ndokuj ne mbrojtje. Ne radhe te pare tekstet e "hadithit"(shumesia e veprave dhe thenjeve te Profetit Muhamed) jane tekste baze per te gjithe shkencat islame dhe kur citohen citohen drejte, sepse mbi to ngrihen premisa per gjykim fetar, prandaj besnikria ndaj tekstit eshte absolute. Por ceshtja nuk fillon dhe mbaron me kaq, jane komentatoret me autoritet , te cilet bejne shpjegimin gjuhsor dhe me pas kontekstual te citimit te hadithit, si dhe japin shembuj konkret nga menyra se si eshte kuptuar teksti nga te pranishmit (bashkohesit e Profetit), dhe si e kan vene ne veprim ata kete porosi. Po te citohen autoritetet e fushes (dhe nuk mungojne) do te merni vesht se behet fjale per terheqje vemendjeje, ndaj neglizhences. Te mos harojme qe teksti profetik eshte i shekujve te shkuar dhe kjo nuk do te thote, qe per te arritur te njejtin qellim prindi te mos adoptoje teknikat me te mira pedagogjike ndaj femijes se tije, qe nuk duhet harruar qe i dhemb me teper se kujdo tjetri. Keto ceshje kan shekuj qe jane kodifikuar dhe tashme nuk na ngelet ne moderneve qe te bejme "zbulime" sensacionale.

Meqe jam musliman, do te qe cinike te sillnim shembuj nga tekste te feve te tjera, te cilat une shume mire e dij qe ne nje lexim te pare te revoltojne, por arsyeja dhe besimi i drejte na therret qe te jemi me te permbajtur dhe te shikojme perhere me gjere e gjate shpjegimet perkatese qe te sheshohen paragjykimet.

Nga tradita e keqe qe kemi filluar te adaptojme ne shqiptaret, sa her qe behet fjale per x fe te shqiptareve nisim me vrer e me zjarr, por kjo nuk do te na shpjere ne nje rruge te mire.

Nuk ke pse i sjell ti

Nuk ke pse i sjell ti shembujt nga fete e tjera se kishte para pak ditesh nje emision te tere CNN per kisha te tera, shkolla, shtepi botuese te krishtera qe duket se kane per mision te vetem rrahjen - sigurisht me qellimet me te mira. Por ajo qe me duket me interesante eshte te veme ne dukje se po sjellim nje tekst ne perkthim nga nje kohe kur kategoria e femijes nuk egzistonte, se paku jo ne kuptimin qe i japim sot. Do sugjeroja librin Disaperance of Childhood te Neil Postman per te kuptuar qe femijeria eshte koncept sociologjikisht i fabrikuar dhe i vonet, proces qe lidhet dhe me futjen e shkollimit masiv te detyruar. Keshtu qe si aderuesit fetare dhe ata qe sjellin keto problemtatika duhet te jene te ndergjegjshem per keto dimensione. Sa per anen kontraversiale, do u sugjeroja besimtareve qe perpara se t'i shkruajne ResPublica-s ti bejne nje leter imamit qe nxjer keshtu fishekzjarresh nga goja. Sa per komentuesin tjeter qe i duken si "realitete arabe keto" do i sugjeroja te shihte emisionin e CNN. Me dhimbje por jane globale ca probleme e nuk i nxe dot vetem bota arabe.

Add new comment