Korçë: Vetvritet, ngaqë nuk e lanë të shkonte në një party

Një vajzë 17 vjeçare e identifikuar nga policia me inicialet M.SH. ka varur veten. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës. Shkaku mendohet të ketë qenë, sipas Panoramës, një zënkë me prindërit. Më saktë, këta të fundit e kanë penguar atë të shkojë në një party me bashkëmoshatarët e vet. Rrethanat nuk janë ende të ndriçuara në të gjitha detajet, por kaq sa thuhet na bën menjëherë ta çojmë mendjen tek një script i njohur dhe i stërnjohur këtejpari: “Vajza kërkon nga prindërit që ta kuptojnë e mirëkuptojnë ne jetën e saj, ta lejojnë të marrë pjesë në argëtimet e festat mes moshatarëve të vet, ta lejojnë të ketë një shok a të dashur, ndërsa prindërit shqiptarë, në shumicë dërrmuese, nuk duan të pajtohen me faktin që vajza e tyre të jetë e pakontrolluar, apo të ketë një lidhje me dijeninë e tyre; në këto rrethana vajza përpiqet t’i përvidhet vëmendjes së tyre e të bëjë një jetë paralele, larg syve të prindërve; e nëse kontrolli prindëror është rigoroz deri në atë pikë, sa vajza nuk ka mundësi të bëjë jetën e saj prej adoleshenteje, situata bëhet vetvetiu shpërthyese. Një përthyerje dramatike e kësaj situate është dhe vetvrasja.”
Të bën përshtypje që një ngjarje e tillë ndodh në Korçë, në qytetin e njerëzve më mendjehapur në Shqipëri. Mund të përfytyrohet se ç’mund të ndodhë në qytete të tjera.
E.G.
Comments
Ah sa keq !! --Po pse e kane
<p>Ah sa keq !! --Po pse e kane ndaluar vajzen te shkonte ne Party ? Ajo eshte e re , dhe do e gezoje jeten e saj -- Shume keq prinderit, shume keq ....</p>
Add new comment