Spin doctor-i i ish-kryeministrit Blair në Tiranë; PR-i dhe menaxhimi i krizave

Alastair Campbell, zëdhënësi i ish-kryeministrit Tony Blair, kur Britaninë e qeverisnin laburistët, i njohur edhe si eminenca gri e tij, ka qenë sot në Tiranë. Përmbi pesë orë spin doctor-i britanik i huajtur edhe nga qeveria Thaçi për përmirësimin e imazhit të Kosovës ka folur në një prej sallave të hotel Rognerit për menaxhimin e krizave dhe PR-in (public relations). Megjithatë, përtej teknikaliteteve, pjesët interesante gjatë seminarit të z. Campbell kanë qenë rrëfimet e tij nga kohët e vështira të koalicionit transatlantik në luftën e Kosovës, por edhe në Irak e Afganistan. Mjeshtri i propagandës së Laburistëve, një individ që në Britani gëzon njëkohësisht dy statuse, atë të star-it dhe të njeriut kontrovers, ka ardhur me të njëjtat parametra edhe në Tiranë. Një biletë për në seminarin e Campbell-it kushtonte 240 euro dhe, ndjekësit e tij, për një çmim që do ia kalonte edhe një koncerti të Rihanës shkonin në 100 vetë. Eventi i titulluar Alastair Campbell live in Tirana organizohej nga Publix dhe sponsorizohej nga Vodafone. Partnerë mediatikë kishte gazetat Shekulli, Express, Mapo, Albanian Daily News si edhe revistën Klan e radion NRG.
H.B.
Comments
Cdo ky nga Anglia kur ketu e
<p>Cdo ky nga Anglia kur ketu e kemi plot me spin-doctorat tane!</p>
Add new comment