Rama: Me plehrat po i bëhet vendit një dëm katastrofik

Në fund të column-ës së tij të javës, Rama ka një shpjegim për lapsusin që bëri Berisha në një fshat, ku u tha pjesëmarrësve në tubim se “ju duhet të punoni për të mirën e familjes time”: “Ai po merret veç me punët e tij në kurriz të njerëzisë, dhe po merret aq shumë, sa mendja e ka vështirë të ndërrojë gjthnjë marsh në çastin e duhur”. Rrjedhimisht, për Ramën nuk kemi të bëjmë me një ngatërresë; përkundrazi, kemi të bëjmë me një lapsus freud-ian.
Por nuk është ky thelbi i shkrimit. Rama fokusohet në mënyrë të veçantë tek ligji i importit të plehrave, të cilin opozita nuk mundi ta bllokonte në parlament. Sipas kryetarit të PS-së, Shqipëria nuk ka kapacitete administrative as për të bërë të mundur kontrollin e asaj që hyn nga jashtë, as për të bërë përpunimin e tyre. ” Zëdhënësit e plehrave të jashtme në qeveri thonë se do vijnë vetëm plehra të pastra dhe këta zotërinjtë do t’i groposin në barkun e atdheut tone në këmbim të përfitimit ekonomik. Po kush nuk e di që ky shtet s’ka asnjë shans, asnjë mundësi, asnjë instrument, as për t’i kontrolluar plehrat që hyjnë në Shqipëri, as për t’i përpunuar ato sipas standarteve të Bashkimit Europian, as për të bërë me to gjësend tjetër përveç dëmit katastrofik që paralajmëron ky ligj plehrash?”, thotë ai.
Re.Pu.
Comments
Observime te drejta.
Observime te drejta. Shqiperine po e mbysin plehrat e veta, te provojne te riciklojne ato njehere.
Add new comment