Presidenca: Spicat janë për Topallin, jo për shkodranët

Presidenca, mbi pretendimin se individë apo grupe të caktuara partiake janë duke interpretuar spicat e tij në adresë të Topallit si një fyerje në adresë të Shkodrës e të shkodranëve, e ka parë të udhës për të dalë për të dytën herë brenda ditës me një njoftim për shtypin. Ky njoftim i dytë bëhet për të sqaruar shkodranët: “Në respekt të qytetarisë shkodrane, opinionit publik dhe përgjegjësisë institucionale Presidenti sqaron se në asnjë rast, në asnjë fjalë apo veprim të tij nuk ka bërë komente kritike ndaj qytetit të Shkodrës, qytetarisë së saj, traditës së pasur të gjuhës apo të kulturës së saj”.
Në të njëjtin njoftim, presidenca bën një saktësim të një mesazhi që ishte bajagi i saktë dhe që kish për objektiv qitjeje një dhe vetëm një person: “Siç mund të vërtetohet direkt përmes regjistrimeve televizive, mesazhi i është adresuar nominalisht një zyrtari të lartë të shtetit, që me qëndrime e sjellje joinstitucionale, keqpërdor detyrën kushtetuese, postin publik, etikën institucionale të komunikimit dhe vetë votën demokratike të Shkodrës. Çdo interpretim tjetër është jorealist dhe i sponsorizuar nga zyrtarë të veçantë, të cilët duan ta mbajnë qytetin peng të axhendave të tyre personale politike”.
Presidenti Topi nuk e ka përmendur në asnjë rast emrin e zyrtarit të lartë të shtetit, as të “zyrtarëve të veçantë, që kanë axhenda personale në Shkodër”, por merret vesh se kunjat hidhen mbi Topallin dhe Berishën. Ka gjasa që ky njoftimi i fundit të jetë hartuar nga vetë Topi, ose me ndihmën e tij, gjë që duket tek ndonjë term apo lokucion gjuhësor që ai i ka për zemër, si “në respect të …”, “përgjegjësia institucionale”, “adresim nominal”, “axhenda personale”, etj.
E.G.
Comments
Presidenti Bamir Topi asht

Presidenti Bamir Topi asht vetem nji Haxhi Qamil.

Me paftyrsine ma te madhe ai hjek kuadrin e Heroi tone kombtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut kur vijne delegacionet turke.

Ky asht nji trathtar i popullit shqiptar e jo President shqiptar. Turp te kete dhe mallkue qofte per kete qendrim osman antishqiptar.

Nuk ka goje me fole ky Haxhi Qamil per Shkodren.

Hahahaha, Jozefine, ti je mi
Hahahaha, Jozefine, ti je mi dreq? :)
sa u mungon fantazia

sa u mungon fantazia disave.perserisin pike per pike direktiven.po ca pret nga zedhenesja e esat pashe berishes

Add new comment