Procesi “Gërdeci “ drejt fundit

Katër prokurorët e Republikës, Genci Cano, Petrit Bisha, Altin Dumani dhe Ajeta Yaimi, kanë lexuar qëndrimin e konkluzionet përfundimtare (pretencën, siç quhet në zhargonin e përditshëm) lidhur me çështjen “Gërdeci”. Materiali i pretencës ka qenë aq voluminoz (500 faqe, thuhej në lajmin e balkanweb-it), sa senca është shtyrë për nesër, dhe nuk është çudi që edhe e tërë séanca e nesërme të merret prej kësaj procedure.
Të akuzuarit në këtë proces gjyqësor janë 29 vetë, dhe mes tyre bien në sy biznesmenë e zyrtarë të lartë, si Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeci, Dritan Minxholli, Ylli Pinari, etj. Mes tyre është dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha, tok me zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes, mbi të cilët rëndojnë akuza të ndryshme më të lehta se ato që rëndojnë për katër të parët. Asnjëri syresh nuk është i detyruar të paraqitet në sallën e gjyqit në pranga, apo i mbyllur në dhomën e izoluar prej hekurave. Të gjithë do të gjykohen në gjendje të lirë. Një pjesë e medias ka bërë aluzion, dhe ç’është më e rëndësishmja, ka sjellë prova, mbi përfshirjen në këtë aferë që u mbyll tragjikisht me 26 viktima të djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Por ky i fundit nuk u mor asnjëherë në pyetje.
Pas pretencës së prokurorëve, fjalën e marrin avokatët mbrojtës të të pandehurve, dhe në përfundim të mbrojtjes, gjykata tërhiqet për të marrë vendimin.
Re.Pu.
Add new comment