Intervista, Ben Blushi flet si alternativë e Ramës në PS

Postuar në 17 Tetor, 2011 16:41

Intervista e Ben Blushit në të përditëshmen ‘Panorama’ ka sjellë disa të reja. Së pari, ka thyer heshtjen e gjatë politike të Blushit, një individ që ‘u harrua’ me politikën për hir të letërsisë. Së dyti, gjuha, toni dhe përmbajtja e intervistës japin përshtyjen e një përimtimi të kujdeshëmm nga ana e të intervistuarit. Nuk është e vështirë për të dalluar se biseda mes Ben Blushit dhe gazetarit Robert Rakipllari nuk është një që ka ndodhur në një kafene ku bashkë me kafet e cigaret është ndjerë nevoja edhe e diktofonit. Pyetje- përgjigjet, jo vetëm janë shkëmbyer nëpërmjet email-it, por këto të fundit kanë marrë kohë e kujdes më shumë se zakonisht. Ben Blushi ka dhënë shenja se kërkon të jetë alternativë në kongresin e PS-së që mbahet pas tri javësh dhe kjo përbën risinë e tretë të intervistës. Nëpër rreshta Blushi kujdeset, jo vetëm që të dënojë bojkotin dhe atë që ai quan ‘politikë të befasisë nga ana e PS’, por i hedh shigjetat edhe djathtas, ku herë sulmon Berishën e herë Topin. Për këtë të fundit thotë se ‘nuk do t’i shtojë një paragjykim të ri gjykimit për të’ dhe lë të kuptohet se nuk është dakord për një aleancë të mundshme të PS-së me partinë e re të paralajmëruar nga Presidenti i Republikës.

H.B.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Muci.. Ajo interviste dukej e tille per ti zene vendin Rames ne PS me e trishtueshmja eshte koha qe ka zgjedhur dhe tezat qe hedh. Juve flisni me pare qe eshte interviste me substance. .Une nuk besoj.   Intervista interesante mund te bente cdo njeri 1 here ne 2 vjet por veshtiresia eshte te generosh  interes ne shtyp cdo jave. Juve qe shkruani shpesh besoj se e dini me mire kete.

Blushi eshte thjesht nje njeri i lig qe po luan lojen e vet ne dem te PS. Perse e them:

1-Ne fakt nuk ishte sepse nuk ndante qarte u vodhen apo jo zgjedhjet.. dhe ne kete kohe kur momentumi opozitar po ngrihet ai pikerisht perdor helmin e tij per te minimizuar kete. Ndoshta ka axhente tjeter?

2-Nuk i falet Blushit qe edhe te thote Berisha te vret dhe po te ishim NE aty ne 21 Janar ne krye ai nuk do te vriste. Sic duket e paska harruar Xhindin e shkrete qe iku si deputet. Ky eshte abuzim i piste me jeten e atyre te shkreteve..

3-Pastaj kur flet si socialit qe merret me varferine te hap barkun sepse thjesht fodulleku i tij tregon qarte qe ai eshte elitart qe nuk jeton me te varferit sepse te varferit e pijne edhe veren ne gote uji apo jo?

4-Tesiti i vertete i Blshit opozitar eshte qendrimi ndaj Nanos (asnje fjale kunder) dhe LSI qe ka pergjegjesine kryesore qe e sabotoi aleancen atehere.

5-E njejta gje eshte edhe me Topin dhe te djathtet e tjere.. Nuk i do dhe kujton se te majte jane Nano me shoke.. Nuk e di por ky Blushi ben sikur shan Berishen por merret vetem me ata qe ne te vertete e sulmojne ate dhe mbron sherbetoret e tij ne LSI dhe Nanon..

Pefundimisht Blushi tregoi edhe nje here qe nuk arrin te respektje nje njeri qe eshte mbi te dhe nuk po arrin te pranoje idene qe Rama eshte kryetari faktik ne PS dhe merret me teorira boshte dhe hedh ca vickla nga Berisha qe te duhet opozitar.. Shkurt ai eshte nje njeri mendjemadh qe mendon se eshte me i miri..

Submitted by Albi (not verified) on

Pefundimisht Blushi tregoi edhe nje here qe nuk arrin te respektje nje njeri qe eshte mbi te dhe nuk po arrin te pranoje idene qe Rama eshte kryetari faktik ne PS

Mire e ben. Rama ka shkel statutin ne 2009 dhe eshte faktikisht kryetar ilegal i PS, sic bente Berisha 97-2005.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.