Argumenti i gjuhës ndjell; debati Topi-Topalli më pak

Postuar në 18 Tetor, 2011 03:56

Debati Topi-Topalli po i ndjell të gjithë, por jo për thelbin e vet. Të gjithë po duan ta thonë të tyren lidhur me një element margjinal të këtij debati, siç është ai mbi përdorimin e standardit dhe të dialekteve në foltoret e mjedisin institucional. Të kuptohemi, është një argument i rëndësishëm, por në debatin në fjalë u fut si pa dashje.

Në kacafytjen mes dy “të mëdhenjve” u demonstrua dhe përbuzje mbi bazë rajonale e tribale (Topalli nuk u mendua dy herë për ta karakterizuar Topin si pasardhës të Haxhi Qamilit, dhe nuk bëri asnjë saktësim të këtij mesazhi), por kjo gjë çuditërisht ka tërhequr më pak se sa qëndrimi ndaj gjuhës. Në debatet e mbrëmshme në TV dhe në gazetat e sotme është folur gjerë e gjatë mbi këtë argument, gjë që do të thotë se gjuha e ligjërimit publik ka ekzistuar si kokëçarje e shumëkujt.

Në studion e Xhungës e të Fevziut u fol bash për këtë gjë; madje, në Opinion debati është nxehur tej mase, derisa është ndërprerë fare, gjë që s’ka ndodhur ndonjëherë. Ndërsa në shtypin e sotëm, ka pasur një numër shkrimesh. Në Shekulli ish një shkrim i Ardian Vehbiut me titull “Topi-Topalli, lokalizmi në foltoret publike”, në Panorama ish një shkrim i Edlira Gjonit me titull Shqipja jopolitike, në Mapo ish një shkrim i Arjan Vasjarit me titull “Duam të dëgjojmë shqipen e Presidentit”, dhe një shkrim i Alfred Lelës me titull “Jozefina Topalli dhe e djathta kulturore”, në Shqip ish një shkrim i Jetmir Shpuzës me titull “Lëvizja e Presidentit, Jozefina, gegnishtja dhe zhargoni”, etj, etj.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.