Hamid Karzai: nëse shpërthen lufta mes Amerikës dhe Pakistanit, ne jemi me Pakistanin

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai i deklaroi një stacioni televiziv lokal pakistanez, se nëse do të kishte një konflikt ushtarak me Amerikës dhe Pakistanit, ai do të mbështeste këtë të fundit. "Mos e thëntë Zoti, por nëse do të kishte luftë mes Pakistanit dhe Amerikës, Afganistani do të ishte në anën e Pakistanit", i tha Karzai televizionit Geo në një intervistë, njofton agjencia e lajmeve Reuters. I njëjti burim shton se deklarata e liderit afgan është në kontrast të fortë me tensionet në rritje të kohëve të fundi ndërmjet dy vendeve. Një situatë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë, vazhon Reuters. Pavarësisht gjuhës së fortë dhe tensionit ndërmjet Washington-it dhe Islamabad-it, dy aleatët duket se po punojnë për uljen e gjakrave. Karzai tha gjithashtu se tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit nuk kishin ndonjë ndikim në qëndrimin e vendit të tij ndaj Pakistanit. Stacioni televiziv Geo nuk tha se ku ishte zhvilluar intervista me Karzain, raporton Reuters.
H.B.
Comments
Hamid Karzai ka frike se
<p>Hamid Karzai ka frike se Amerika mbasi te ikin nga Iraku, do te iken edhe nga Afganistani. </p>
Add new comment