Hamid Karzai: nëse shpërthen lufta mes Amerikës dhe Pakistanit, ne jemi me Pakistanin

Postuar në 24 Tetor, 2011 01:32

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai i deklaroi një stacioni televiziv lokal pakistanez, se nëse do të kishte një konflikt ushtarak me Amerikës dhe Pakistanit, ai do të mbështeste këtë të fundit. "Mos e thëntë Zoti, por nëse do të kishte luftë mes Pakistanit dhe Amerikës, Afganistani do të ishte në anën e Pakistanit", i tha Karzai televizionit Geo në një intervistë, njofton agjencia e lajmeve Reuters. I njëjti burim shton se deklarata e liderit afgan është në kontrast të fortë me tensionet në rritje të kohëve të fundi ndërmjet dy vendeve. Një situatë  e tillë nuk ka gjasa të ndodhë, vazhon Reuters. Pavarësisht gjuhës së fortë dhe tensionit ndërmjet Washington-it dhe Islamabad-it, dy aleatët duket se po punojnë për uljen e gjakrave. Karzai tha gjithashtu se tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit nuk kishin ndonjë ndikim në qëndrimin e vendit të tij ndaj Pakistanit. Stacioni televiziv Geo nuk tha se ku ishte zhvilluar intervista me Karzain, raporton Reuters.

H.B.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Hamid Karzai ka frike se Amerika mbasi te ikin nga Iraku, do te iken edhe nga Afganistani.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.