Kontroll faktesh: Sa TVSH grumbullon realisht shteti nga një bukë e zakonshme?

PS-ja ka propozuar uljen e TVSH-së për disa produkte bazë me arsyetimin se, në nivelin aktual të 20-përqindëshit, kjo taksë e rëndon shumë buxhetin e familjeve të varfëra shqiptare. Por një investigim që bëmë në disa fabrika mielli e furra buke na tregon se, të paktën për bukën, barra që TVSH-ja i ngarkon qytetarit të thjeshtë është shumë më e lartë se 20%.
Le t’u futemi llogarive. Çmimi i një buke të zakonshme është 800 lekë të vjetra. Në qoftë se niveli real i TVSH-së do të përputhej me nivelin zyrtar (20%), për çdo bukë që ble qytetari shqiptar, 133 lekë (ose 1/6 e çmimit) do t’i shkonin shtetit si TVSH dhe 667 lekë do të shpërndaheshin te zinxhiri i bizneseve që mundësojnë prodhimin dhe tregëtimin e bukës. Por në realitet, shteti shqiptar nuk e mbledh TVSH-në siç është dizenjuar për t’u mbledhur.
Duke qenë një taksë e vlerës së shtuar (nga vjen dhe akronimi TVSH), ajo duhet të aplikohet në hallkat e ndryshme të prodhim-tregëtimit vetëm për vlerën që i ka shtuar secila hallkë produktit. Kështu, fabrika e miellit duhet të paguajë TVSH vetëm për diferencën mes çmimit të shitjes dhe kostos së prodhimit. Në qoftë se fabrika e shet një kg miell me 300 lekë dhe i kushton 250, TVSH-ja për të duhet të jetë 20% e diferencës, pra, e 50 lekshit. Por në realitet, ajo paguan 20% mbi 300 lekshin, me shpresën shpesh të kotë se do të rimbursohet nga shteti për diferencën. Gjithashtu, ajo e blen grurin me çmim 20% më të lartë, sepse grurit i është aplikuar TVSH-ja që në port. Dhe më tej, furrat e bukës e blejnë miellin të ngarkuar dy herë me TVSH në hallkat paraardhëse, ndërkohë që paguajnë përsëri TVSH kur e shesin bukën sipas rregullave tatimore, por nuk rimbursohen nga shteti. Me një llogari të përafërt, i bie që për çdo bukë që ble qytetari shqiptar, shteti grumbullon rreth 230 lekë TVSH dhe jo 133. Pra niveli real i TVSH-së për bukën është rreth 40% dhe jo 20%, sa ç’duhet të ishte në qoftë se TVSH-ja do të aplikohej në mënyrë korrekte.
E.Zaloshnja
Comments
Bravo Zaloshna i ke qare keto
<p>Bravo Zaloshna i ke qare keto llogarite mor bir.E dime qe keto i ben mira por prap e ke bere nje gabim kesaj radhe se e kelene punen ne mes.Si te mos permendesh ti gabimin qe ka bere Edi Rama qe ne nje kohe qe populli nuk ka leke te bleje buke te haje ai jo vetem gjen kohen te shkruaj lilber por edhe e boton duke rrezikuar vertet buxhetet e familjeve te varfera te cilet do te lene buken pa blere e do te blejne librin e udheheqesit.Por edhe Muci ka faj qe e ka botuar komentin te pa plote.</p>
Add new comment