Kontroll faktesh: Sa TVSH grumbullon realisht shteti nga një bukë e zakonshme?

Postuar në 24 Tetor, 2011 17:35

PS-ja ka propozuar uljen e TVSH-së për disa produkte bazë me arsyetimin se, në nivelin aktual të 20-përqindëshit, kjo taksë e rëndon shumë buxhetin e familjeve të varfëra shqiptare. Por një investigim që bëmë në disa fabrika mielli e furra buke na tregon se, të paktën për bukën, barra që TVSH-ja i ngarkon qytetarit të thjeshtë është shumë më e lartë se 20%.

Le t’u futemi llogarive. Çmimi i një buke të zakonshme është 800 lekë të vjetra. Në qoftë se niveli real i TVSH-së do të përputhej me nivelin zyrtar (20%), për çdo bukë që ble qytetari shqiptar, 133 lekë (ose 1/6 e çmimit) do t’i shkonin shtetit si TVSH dhe 667 lekë do të shpërndaheshin te zinxhiri i bizneseve që mundësojnë prodhimin dhe tregëtimin e bukës. Por në realitet, shteti shqiptar nuk e mbledh TVSH-në siç është dizenjuar për t’u mbledhur.

Duke qenë një taksë e vlerës së shtuar (nga vjen dhe akronimi TVSH), ajo duhet të aplikohet në hallkat e ndryshme të prodhim-tregëtimit vetëm për vlerën që i ka shtuar secila hallkë produktit. Kështu, fabrika e miellit duhet të paguajë TVSH vetëm për diferencën mes çmimit të shitjes dhe kostos së prodhimit. Në qoftë se fabrika e shet një kg miell me 300 lekë dhe i kushton 250, TVSH-ja për të duhet të jetë 20% e diferencës, pra, e 50 lekshit. Por në realitet, ajo paguan 20% mbi 300 lekshin, me shpresën shpesh të kotë se do të rimbursohet nga shteti për diferencën. Gjithashtu, ajo e blen grurin me çmim 20% më të lartë, sepse grurit i është aplikuar TVSH-ja që në port. Dhe më tej, furrat e bukës e blejnë miellin të ngarkuar dy herë me TVSH në hallkat paraardhëse, ndërkohë që paguajnë përsëri TVSH kur e shesin bukën sipas rregullave tatimore, por nuk rimbursohen nga shteti. Me një llogari të përafërt, i bie që për çdo bukë që ble qytetari shqiptar, shteti grumbullon rreth 230 lekë TVSH dhe jo 133. Pra niveli real i TVSH-së për bukën është rreth 40% dhe jo 20%, sa ç’duhet të ishte në qoftë se TVSH-ja do të aplikohej në mënyrë korrekte.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by xha veli (not verified) on

<p>Bravo Zaloshna i ke qare keto llogarite mor bir.E dime qe keto i ben mira por prap e ke bere nje gabim kesaj radhe se e kelene punen ne mes.Si te mos permendesh ti gabimin qe ka bere Edi Rama qe ne nje kohe qe populli nuk ka leke te bleje&nbsp;buke te&nbsp;haje &nbsp;ai jo vetem gjen kohen te shkruaj lilber por edhe e boton duke rrezikuar vertet buxhetet e familjeve te varfera te cilet do te lene buken pa blere e do te blejne librin e udheheqesit.Por edhe Muci ka faj qe e ka botuar komentin te pa plote.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.