Oketa: në PD bëjnë hair ish-anëtarët e PPSH-së

Deputeti i PD-së Gazmend Oketa ka rritur cilësinë e opozitës që ka bërë herë pas here brenda maxhorancës. Deri më tani ai është dalluar për kritika të rrumbullakosura e të kujdesshme në adresë të leadership-it të partisë së vet, të cilat në asnjë rast nuk ishin përkthyer në gjeste, qëndrime, votë kundër, etj. Një gjë të tillë e bëri dje. Votoi në favor të kandidaturës presidenciale për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Sali Shehut, dhe nuk iu bashkua grupit parlamentar ku bën pjesë në votimin kundër dekretit të Presidentit mbi ligjin e mbetjeve urbane.
Janë dy veprime të bujshme të Oketës. Refuzimin që PD-ja i bëri Sali Shehut (i cili duhet thënë se ishte një kandidaturë e diskutueshme) ai e shpjegoi në mënyrë origjinale nëpërmjet një aluzioni pickues në një intervistë të dhënë më pas: “I vetmi kusht që nuk përmbush zoti Shehu është se nuk ka qenë anëtar i PPSH-së; nëse do të ishte, PD-ja do ta votonte”. Ndërsa qëndrimi ndaj ligjit të mbetjeve urbane, në një kohë që jashtë Kuvendit mbahej një protestë e shoqërisë civile e në një kohë që Berisha foli në parlament për “koalicionin e plehrave”, shënon me siguri një ndarje përfundimtare të tijën nga PD-ja.
M.N.
Add new comment