Kuvendi e Presidenti vënë gjilpërat majë për majë

Postuar në 06 Nëntor, 2011 06:42

Pasi rrëzoi dekretin presidencial të emërimit të Sali Shehut në krye KLSH-së, maxhoranca i kërkoi dje Topit të konsultohet përpara se të dërgojë emrat e tjerë në Kuvend. Ku e mbështesin këtë kërkesë? Deputetët demokratë kanë bërë një deklaratë, ku “i kërkojnë Presidentit të Republikës që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit”.

Nujk ka vonuar shumë reagimi i Presidentit, i cili merret vesh se e sheh këtë kërkesë si një synim të maxhorancës për të vendosur në krye të institucioneve beniaminë të vetët. Në një deklaratë të dalë nga Presidenca merret si dokument referimi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të qershorit të vitit të kaluar, ku thuhet, sipas Presidencës, se “të dyja institucionet [Kuvendi dhe Presidenti] kanë përgjegjësi dhe rol të barabartë në emërime [të këtij lloji]”. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk bën fjalë për konsultime paraprake midis institucioneve, por për bashkëpunim institucional”, saktëson idenë e vet Presidenti.

Ky duel deklaratash paralajmëron vijimin e një klime të ftohtë mes Presidentit e maxhorancës, rrjedhimisht një ngecje të procedurave të emërimeve të një numri krerësh institucionesh, që kanë kohën për t’u bërë pikërisht tani. Kryetari i KLSH-së hap stinën e emërimeve të tilla. Më pas vjen Guvernatori i Bankës, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, disa anëtarë të Gjykatës kushtetuese, etj.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.