Qokat e politikanëve nuk janë domosdoshmërisht lajme

Postuar në 06 Nëntor, 2011 11:38

Media e Tiranës e ka zakon qysh nga kohët e Hoxhës, që të trajtojë si lajm çdo qokë të natyrës politike. Ja sot, në ditën e Kurban Bajramit, mediat na bombarduan me informacion të llojit “Topi uroi besimtarët, “Berisha tha …”, “Topalli bëri një vizitë ….”, etj. Mund të shihej si ditë shumë e përshtatshme për t’i shpërfillur politikanët, por jo, ata dalin sërish në plan të parë.

Kjo dukuri bie më shumë në sy, kur qokën e bëjnë diplomatë apo shtetarë të huaj.  Fjala vjen, mjafton që një politikan i yni të bëjë një foto me një diplomat apo politikan dosido të perëndimit, dhe lajmi automatikisht pushton faqet e të gjtiha gazetave, dhe ditarët televizivë të lajmeve.

Nuk e kemi vetëm ne të Tiranës. Gazetarët e Prishtinës e demonstrojnë këtë sjellje me të njëjtën mendjelehtësi. Urimet e mërzitshme të politikanëve kanë qenë lajme të para sot në të shumtën e site-eve të informacionit. Ndërsa urimet cliché të Presidentit Obama dërguar Presidentes Jahjaga, dhe të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, janë përcjellë me pompë edhe më të madhe.

Sipas çdo përkufizimi të lajmit, këto qoka nuk janë lajme. Megjithatë, ne i trajtojmë si lajme.

Re.Pu.

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

<p>Vertet qe nuk jane lajme, por besimtaret i presin keto urime dhe i vetmi mjet per ti percjelle eshte permes lajmeve.</p><p>Por keni te drejte kur thoni se urimet jane teper te merzitshme dhe cliche, e aspak frymezuese. Rama mundohet ndonjehere te jete pak me kreativ me urimet e tj, si ne deklaratat, ashtu dhe ne gjestet, si psh kur shtronte sofra per te varfrit me rastin e Bajrameve. Por cdo gje ndyhet nga qellimet politike e vlera humbet.</p><p>Ajo qe me pelqen edhe me pak, jane lideret fetare te komuniteteve te medha qe duket se nuk jane per pune tjeter vec se per te cuar e pritur urime bajate me raste festash. Me pati pelqyer dikur nje theni e Erjon Velise kur pati kritikuar vizitat e rendomta te politikaneve duke thene qe ne vend se te vizitojme boset e feve, eshte me mire te shkojme e te vizitojme nevojtaret, si te varfrit, minatoret, etj...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.