Rama pushton mediat me propozimin e ri, por gjëja është e paqartë

Rama ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar (mos ka në mendje të mbajë çdo javë ndonjë fjalim përpara depuetëve e kamerave, si Berisha? Inshallah jo), dhe aty ka bërë një propozim të ri për paktin 12 pikësh të ofruar para ca kohësh. "Për javën parlamentare që fillon dua t’i propozoj komisionit tonë të ligjeve, sipas pikës përkatëse të Paktit tonë me dhjetë pika, një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ lidhur me projektet që kërkojnë 3/5 e votave. Të dorëzojmë pa humbur asnjë minutë, në Kuvend, një axhendë të specifikuar pune për komisionin parlamentar të ligjeve me një rend çështjesh e afatesh, ashtu siç e kemi propozuar në parim, por këtë herë në detaj. Për të mos i lënë më as edhe një mundësi palës tjetër që t’i ikë përgjegjësive të veta, për këtë aspekt të rëndësishëm të procesit të integrimit dhe t’i bishtnojë Paktit që ne kemi ofruar ‘Për Shqipërinë si gjithë Europa’ dhe jo për një pazar me ta", tha Rama.
Siç shihet, flitet për një propozim të ri, dhe mediat i kanë bërë jehonë para kohe këtij propozimi, pa marrë vesh në fakt se ku konsiston e pse ky propozim shënon një iniciativë cilësisht të re. Ndoshta socialistët duan ta mbajnë sekret deri në momentin, që do t’ua hedhin në tryezë demokratëve? Nëse është kështu, duhet të dërgojnë një sinjal, në mënyrë që mediat të mos flasin për një propozim të ri.
Re.Pu.
Comments
Rama ka folur në mbledhjen e

Rama ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar (mos ka në mendje të mbajë çdo javë ndonjë fjalim përpara depuetëve e kamerave, si Berisha? Inshallah jo)

Shumë cheap kjo.

Forma e mbledhjes së grupit parlamentar, është formë e njohur pluralizmi, e përdorur gjerësisht kudo. Nga njëra anë, nuk u vë faj për këtë fajësim të mbledhjeve parlamentare, sepse regjimet antidemokratike, kanë zakon të kthejnë edhe virtytet dhe vlerat në antivlera. Kështu psh, në kohë të komunizmit, spiunimi ishte diçka e fëlliqur, por e cilësuar si "shenjë besnikërie ndaj partisë" e kësisoj, veprim i shpërblyeshëm. Tiranët e kanë zakon tua shtrembërojnë shtyllën kurrizore popujve që u bëhen barrë.

Rama, ka postuar shumë mbledhje të grupit parlamentar tek blogu i vet, dhe gjithnjë e ka bërë se ka patur diçka për të thënë. Ky site është i vlerësueshëm për kritikën konstruktive dhe mendimet origjinale. Qëndrojini kësaj linje - për mendimin tim gjithnjë.

kunder rames ti thuhet kur e

kunder rames ti thuhet kur e meriton por jo per mode per ti bere qejfin edhe qeverise

Gjithesesi edhe fjalimet

Gjithesesi edhe fjalimet frymezuese jane,sidomos kur ke te besh me Organizatat Baze, sidomos te Partise, sidomos Socialiste.

Add new comment