Riemërimi i kollajtë i Fullanit

Pritej një përplasje e re midis Presidentit e maxhorancës me rastin e emërimit të guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Por asgjë e tillë nuk ndodhi. Maxhoranca propozoi Ardian Fullanin, dhe Presidenti e dekretoi pa u menduar dy herë, duke dhënë përshtypjen se gjëja ka qenë e kopsitur. Por nuk ka gjasa që të jetë kështu. Duhet besuar se Presidenti ka dashur t’i bindë të gjithë se nuk është ai burimi i sherrit, dhe se është maxhoranca që i kundërvihet atij, e jo ai maxhorancës. Dhe me këtë dekretim të lehtë, ai ka synuar t’ia bëjë disi më të vështirë Berishës refuzimin e kandidaturave të tjera, që do duhet të dekretohen nga Presidenti e më pas të miratohen në Kuvend.
Menjëherë pas dekretimit ka reaguar Edi Rama: “[Fullani] nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu as Presidenti Topi, bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen.”
Një reagim i pritshëm. Dhe logjik.
M.N.
Comments
Mos valle do te rrije akoma

Mos valle do te rrije akoma President Topi edhe per nje mandat tjeter?????Shenje Paqeje mes tij dhe Sales??

Duke mos dashur te shkruaj si

Duke mos dashur te shkruaj si Mero Baze, ne nje vend si Shqiperia ku vogelsia eshte norma them se mund te merret parasysh edhe fakti qe Fullani ka punesuar vajzen e Topit. Por per te lehtesuar disi presidentin, nje guvernator tjeter s'do te na jepte gjithsesi garancine qe do t'i bente balle kryeministrise. Ne kushtet e padrejtesive te medha padrejtesite e vogla lulezojne dhe ushqejne rrethin vicioz.

Pse reagim logjik? C'politike

Pse reagim logjik? C'politike monetare te gabuar ka ndjekur BSH?

per mendimin tim: Ky topi

per mendimin tim:

Ky topi kurre nuk ka dashur te jete armik me berishen. vetem berisha per te treguar forcen e futi ne listen e "armiqve" bashke me prokuroren e te tjere sepse keshtu per gjerat e rendesihme ata i sherbejne me mire.

Ekonomia e ketij vendi me busullen e fullanit e berishes po shkon drejt falimentimit te sigurte.(pasi te rrjepe mire gjithe shqiptaret e Shqiiperine).

Shteti nen drejtimin e topit berishes,topallit etj po shkon drejt shkaterrimit te sigurte.

Shume e drejte. Topi ben te

Shume e drejte. Topi ben te revoltuarin po eshte vetem nje dele qe kerkon voten pro te Berishes per nje mandat te dyte si president dhe kaq. Sa per Shqiperine ajo as qe diskutohet, falimentimi esht i sigurt, vetem po i ra ndonje llotarie e organizuar nga FMN-ja. Mushkes beja drute sic e meriton thote populli, edhe neve mir te na behet... mbajini Saline dhe shoket se do ja shofim hajrin

Add new comment