Kur aventurat politike marrin miratim "nga sipër"

Postuar në 12 Nëntor, 2011 14:14

Republikanët amerikanë, një pjesë e tyre, në fakt, dallohen për një vokacion të fortë religjioz, e ndër ta ka ca të tjerë që, në një mënyrë a në një tjetër, pretendojnë të kenë patur një komunikim të privilegjuar me Atë atje lart. Njëri syresh është Herman Cain, kandidati republikan për postin e Presidentit të SHBA-ve, i cili kohët e fundit e ka parë veten ‘të kryqëzuar’ për ca bëma me sfond seksual. Ky i ka thënë gazetës National Journal, se “Zoti më bindi mua t’i futesha kësaj pune”.

“Unë jam lutur, e lutur, e lutur”, tha ai në një takim me të rinj republikanë në Atlanta. “Unë jam një njeri i besimit, dhe prandaj më duhej të lutesha lidhur me këtë që doja të bëja, të lutesha si kurrë ndonjëherë më parë. Dhe në momentin që kuptova se ishte Zoti që po më thosh se ‘kjo është pikërisht ajo që duhet të bësh’, më ngjau vetja me Mosiun (Mozenë). “Më duket se nuk jam njeriu i duhur për këtë punë, Zoti im. Jeni i sigurtë në këtë që po më thoni?”, rrëfeu ai, duke i lënë të rinjtë republikanë të evokonin fabulën biblike, fundi i së cilës dihet: Mosiu më në fund iu bind Zotit.

Nuk është vetëm Cain-i, që ka marrë ok-in e Zotit në një aventurë politike. Në muajin maj, republikanja tjetër, Michele Bachmann, kandidate për të njëjtin post, tha se kish dëgjuar një sugjerim divin për t’iu futur garës për President. Në qershor, kur ajo ish e ftuar në programin "Face the Nation" të CBS-së, moderatori Bob Schieffer ia bëri pyetjen si të ish një nxënës i shkollës fillore (ndoshta ngaqë ka dashur të kuptojë deri ku ka shkuar puna): Ishte Zoti që ju tha se Ai donte që ju ta kandidonit?

"Unë u luta, gjithashtu", tha Bachmann. "Po në anën tjetër, unë ndjeva që Zoti po thosh se duhej ta bëja këtë gjë”.

E.G.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Amerikanet kane nje elite qe udheheq vendin, por kam pershtypjen se shumica e popullsise&nbsp;&nbsp;eshte ne&nbsp; nje nivel intelektual per te qare hallin. Po te shohesh sektet evangjeliste se si budallallepsi dynjane atje, se si flasin kunder Darvinit, po te shohesh filmat e tyre limonade, bindesh se shumices se popullit atje i kane hedhur trute e gomarit. Por kane qene vend i madh, me burime natyrore te pasosura, pastaj Eterit e Amerikes, ata qe ndertuan vendin dhe hartuan Kushtetuten, hodhen themelet e lirise dhe&nbsp;mbrothesimit te atij vendi. Por mendoj se periudha e arte e Amerikes eshte ne zvenitje ne te gjitha drejtimet. Fatkeqesisht per ta, por edhe per ne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.