Deputeti i LDK-së: Marrim Luginën e Preshevës e japim pjesë të Mitrovicës

Postuar në 18 Nëntor, 2011 02:18

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet nëse mes dy vendeve ravijëzohen kufijtë historikë dhe natyralë të para vitit 1956. Sipas kësaj skeme brenda territorit të Kosovës do të futeshin Presheva, Medvegja dhe Bujanovci e do të mbeteshin jashtë Leposaviçi me disa fshatra në veri të Mitrovicës. Gjatë një interviste për gazetën ‘Telegraf’ Haziri sugjeroi se ndryshimi i kufijve mund të realizohet nëpërmjet një dialogu paqësor. “Këto vendbanime (Leposaviçi dhe disa fshatra të Zubin Potokut) me popullatë serbe i janë bashkëngjitur Kosovës me qëllim të ndryshimit demografik të popullatës”, shprehet Haziri. “Kufijtë e vendosur pas Luftës së Dytë Botërore janë kufijtë realë të Kosovës historike”, vëren ai, duke shtuar se “shkëputja e territoreve që kanë qenë pjesë e Kosovës është bërë në kuadër të reformave agrare dhe përmes një referendumi të manipuluar popullor që është organizuar nëpër fshatra. Paralelisht me këtë, është bërë shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi me qëllim të ndryshimit demografik të Kosovës. Është bërë ndryshimi demografik duke dërguar fshatra dhe vendbanime shqiptare nën administrimin e Vranjës si qendër administrative dhe në anën tjetër duke sjellë serbë nga Kraleva në qendrën administrative të Mitrovicës”, ka thënë Haziri.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.