Rama gjen avokat të vonuar për bojkotin; është ambasadori danez në Tiranë

“Alarm i presidencës daneze” është emri që Edi Rama i vë intervistës së ambasadorit danez dhënë Javës së Minxhozit, dhe ka zgjedhur nga kjo intervistë një mesazh për ta nënvizuar në shkrimin e vet të sapopublikuar në agjencitë e gazetat online. Është pjesa ku Karsten Ankjaer Jensen bën një deklaratë aspak ortodokse dhe me vite dritë larg mainstream-it politik, mediatik e diplomatik të këtushëm, me anë të së cilës gati e sublimon bojkotin e qëmotshëm të opozitës (ndonëse pak rreshta më poshtë ngutet për të bërë saktësimin se nuk do donte të keqkuptohej si dashnor bojkotesh). Me të gjetur këtë aleat, Rama s’vonon asnjë sekondë dhe thotë, se “… po të mos e kishim bojkotuar parlamentin e zgjedhjeve të vjedhura, po të mos kishim përdorur çdo mjet demokratik që patëm në dispozicion pavarësisht dukjes “joeuropianiste” të aksionit tonë politik në ndonjë moment apo kritikave rëndom cinike ndaj nesh, Shqipëria sot s’do kishte më asnjë shans për të shpëtuar së shpejti nga diktatura e faktit të kryer”.
Nga shkrimi i Ramës, përveç sa më sipër, mund të veçohet dhe pasazhi që vijon: “Europa s’ka vend për një Shqipëri, …. ku proceset gjyqësore për qeveritarët e kapur me presh në duar janë komedi, ku qeveria vret me pushkë protestuesit dhe ku gjykatësit vrasin drejtësinë njësoj siç vret Garda e Republikës qytetarët”.
Re.Pu.
Comments
Rama ka te drejte kur flet
Rama ka te drejte kur flet per kundershtarin, por eshte kryekeput gabim per menyren se si kerkon te beje politike. Tamam si nje propogandist i ish-komitetit te rinise. Ai eshte nje kopje e re e Berishes por ne kahun tjeter.
Shqiperia ka nevoje per grupime e individe me vizion, qytetari, mjete, njerez te zote, dhe sa me pak propogandiste, militante, virrma, e fyrje.
Rama e ka thënë të njëjtën

Rama e ka thënë të njëjtën gjë, shumë herë dhe shumë kohë më parë.

Humbja e besueshmeriseAsgje

Humbja e besueshmerise

Asgje nuk ma mbush mendjen! Asgje! Nje retorike mashtruese me tone te larta emocioni e kalkuluar per te fshehur deshtimin e aksioneve te tua politike dhe cinizmin e unit te pamposhtur te manjakut qe e ekspozon me mjeshteri duke e vene “vepren“ tende ne nje si kornize te arte fjalesh te ambasadorit te Danimarkes per te arritur deduksionin, tonin e betonin dhe duke e ekspozuar ne fasaden e bardhe sterile, a thua engjellore te pagabueshmerise e te pafajsise. Te mos pranosh asgje eshte vete mekati, eshte te besh nje gabim te dyte, apo te zhytesh ne gabime. Dhe ju nuk pranoni asgje. Dhe kjo nuk eshte normale. Dhe kjo nuk eshte morale. Sali berisha nuk pranon asgje; se vjen dhe eshte trashgimtar i humnerave direkt i komunizmit. Eshte trashgimtare direkt i absurdit dhe i mbart te trasheguara dhe te trupezuara jo vetem ne materjen fizike po dhe ate shpirterore, qenefin komunist. Po Ju!? Ju i moret doren zanatit te politikes, ja moret doren ndryshe ( dhe pse fillimet i patet dhe ju gjithe ulerima) sigurisht jo me bubullima, shkrepetima, ulerima, po me ngjyra ylberi, dhe jo mat, apo pastel, po ngjyra florishente verbuese. Rrugetimi i juaj politik nuk eshte i natyrshem, eshte nje rrugetim gangsteri ashtu sic eshte bande partia e juaj, dhe te gjitha partite ne shqiperi. Asgje nuk ma mbush mendjen! Asgje dhe nuk ju besoj. Nuk ju besoj se kam fakte. Sigurisht jo vetem qe eshte koha por jemi shume te vonuar. Ndryshimet radikale njeriu duhet ti beje nga vetja, aq me shume kur eshte titullar dhe lider, aq me shume ku syte e te gjithe shqiptareve jane kthyer te “heroi“. Jo, Ju nuk jeni format heroi, dhe pse koha eshte e tille, kohe qenefi ku vetem floriri nuk ndyshket nga acidi i shurres se shoqerise sone. Dhe ju u transformuat, dhe trashgimtaret e korrupsionit e qenefit te dizanterise se kuqe komuniste, me nuhatje hienash ju bejne hosanara dhe ju adhurojne per rrobat shikeria dhe trendi, dhe kartolinat demode te paranjeqind vjeteve nudiste. Do te besoja, do te besoja me gjithe shpirt e fizik ne qofte se do te kishe panuar gabimet/mekatet; - se jane njerzore o njeri dhe, gabimet na duhen per pevoje, pra per te mesuar ne jete. Sigurisht qe nuk je formati i Sali Berishes po je nje gangster manjak qe i don te gjitha, dhe udhehiqesh nga pricipet e zapberjes. Dhe shoqeria shqiptare doli nga humnera e xhehenemit komunist dhe nuk orjentohet dot ne kete sketerre manjakerie te unit e te sovranitet e intrigitetit njerzor. Nuk orjentohet dot se jeni Ju: ai manjaku “hero“ qe, ju kemi per shembull. Ju, dhe te gjithe bandat politike, me ze e me figure, qe jeni dinamiti i shkaterrimit te vlerave morale te bashkejeteses qytetare. Nuk po flas per Sali Berishen; qelbesiren, po po flas me ty o gangster politik, me ty o mjekerr parruar dhe koke zbathur! Me ty mor trap, qe paske pasur vetem ndonje moment, qe paske humbur kthejtesine. Jo mor jo, u verbove dhe u qerrove dhe inskenove nje teater absurd me viktima, dhe kucedra i mori jeten. Trapi eshte trap dhe une e kam fjalen per trapin qe i hyn uji nga te kater anet dhe i duket vetja transoqeanik. A mund te me japesh nje pergjigje? Ju, Ju dhe Ju, qe akuzoni me trompetat e sirenat e shpirtit te nje retorike gangstri te koheve qe jetojme, per dinamitin e shkaterrimit te vlerave morale te bashkejeteses qytetare, une ju akuzoj. Dhe Ju duhet te keni burrnine e duhet ta lani fytyren tuaj nga akuza qe ju denoncoj. Ju keni humbur besueshmerine, gjene me kapitale: Besueshmerine. Dhe ne jemi te corjentuar ne rrugetimin tone. Une ju akuzoj si nje mashtrues dhe gangster politik qe mashtron dhe ben kapital politik me nje retorike shtriguese dhe ne realitet nuk jeni gje tjeter, vetem nje mbrojtes i interesave te nje kaste klasore dhe jeni pa vizion qytetar per nje bashkejetese qytetare. Dhe demi juaj eshte koletaral, eshte shkaterrues, eshte te te rrezojne prap ne humnere, dhe te mos kemi sovranitet e intigritet njerzor... eshte te te shtyjne e te te peshtyjne, dhe ti fryjne zjarrit te polaritet te urrejtjes militant, ketij shperthimi atomik qe po na shqyen zemren e na sakatoi te gjithve. Je format medioker, po po format medioker me ngjyra kllouni te kohes sone te xhveshur e te pacipe nudiste. Per te pare sa i semure eshte njeriu mjafton ti besh biopsine duke marre ne analize nje copeze te vogel dhe ta analizosh. Kjo per semundret me te futme kanceroze, si puna juaj, dhe jo si semundja e Berishes qe, eshte kalb dhe qebet nga qelbesira. E kam fjalen per ne Kavaje o gangster politik. Fituat zgjedhjet ne kavaje po humbet fytyren! Ose me sakte treguat fytyren tuaj te vertete dhe i vute dinamitin shkaterrimit te vlerave morale qytetare. Dhe ku ne kavaje qe shquhet per nje harmoni mardhenjesh ku te gjithe e njohin njeri tjetrin. Cfar bete: asgje,- deshtuat, deshtuat, deshtuat dhe ndezet militantizmin si nje shperthim radioaktiv per ta bere shoqerine mutante te sakatuar te deformuar e te deprimuar. Kishit shancin e arte, tamam te arte; te tregonit “projektet tuaja“ per bashkejtesen e vlerave morale te qytatarise. Por jo; i hoqet, ne baze te nje projekti djallezor dhe driteshkurter, te gjithe, te gjithe nga puna, qe nga titullari mashtrues i pd e deri te i pafajshmi pastrues i mbijeteses. Si i behet?! Si i behet, bashkise i vjen era qen e qenef komunistesh. Do ikin keto sigura 100% dhe bashkise do ti vije era qen perseri. Dhe gangsteri flet per vlerat morale qytetare.....Qelbesire e kamufluar. Nuk po flas per formatin ligjor e kushtetues qe e keni bere leter higjenike....Shqiperia ka vetem nje shanc per te shpetuar dhe kjo eshte e verteta.

Ka ndonjeri ndonje ndonje

Ka ndonjeri ndonje ndonje kokerr kunder kapsllekut t'ia japi ketij xhaxhit ketu. Se i ka kaq te medhaja topat e mu... sa po torturohet i shkreti me i nxjerre. As nje vrime sa i gjithe ekrani nuk i del te shkretit.

Problemi nuk eshte te

Problemi nuk eshte te delegjitimimi i politikes te PD-se, problemi qendron se PS-ja dhe Rama

nuk kane kredon morale te bejne opozite te vertete.

Thjesht jane ana tjeter e se njejtes medalje.66

Lexo keto tre komente, per te

Lexo keto tre komente, per te kuptuar pse jemi bishti kavallit ne Europe e Ballkan! Per te kuptuar pse mjerimi, mungesa e dinjitetit dhe personalitetit jane shnderuar si droge per kete popull! "Mosha digitale" na mundeson cdo dite ti tregojme botes ndyresillekun tone kulturor e intelektual...

Asnje vend nuk eshte bere me moton "dum Baben", keta te tre jane perfaqsues te bumbabizmit...hallall, vecanerisht nese jane te forumit rinor

Anonim, i lexova keto tre

Anonim, i lexova keto tre komente, te parin me me interes.

Te them te drejten, komenti i pare i perfshinte te gjitha ne ate c`fare shkruaje ne dy te tjeret.

Ai problemin e "Kavajes" nuk eshte aq i qarte per mua, ndoshta nuk e kam kuptuar dhe aq mire.

Do te ishte me me interes te kishe hedhur me shume drite per ate problem.

Faleminderit

Zotërijtë e RE.PU.të më falni

Zotërijtë e RE.PU.të më falni se e lexova të gjithë intervistën e ambasadorit Danes dhe të gjitha që thoshte ishin të drejta dhe të vërteta të më falni juve ju shqetësonë fakti se Rama me një herë na paska shkruar dhe nuk e di se çfarë ka shkruar por duhet të shqetësoheshit me të vërtetat që diktonte ambasadori se me çfarë na paska shkruar Rama

Rama paska qene ' hazer

Rama paska qene ' hazer xhevap' , e paska patur shkrimin ne 'xhep'. Mbase do te ishte me mire te dilte dikush tjeter nga PS-ja dhe te shprehte dakortesimin me intervisten e ambasadorit danez dhe mund te cilesonte qe edhe lideri i saj dhe opozita keto shqetesime kane ngritur here pas here. Tjeter gje se ne psikologjine tone ne e pranojme 'diagnozen' vetem nga te huajt edhe pse zemra na shtergon kraharorin dhe e dime fare mire qe vuajme nga 'zemra'. Intervista e ambasadorit danez ishte edhe nje gur mbi varken e shpuar te ketij pushteti qe po kalamendet pa busull mes dallgeve te krizes demokratike e ekonomike. Qe po mbytet po e ndjejme ne dhe 'minjte', por e rendesishme eshte qe te mos na krijoje tragjedi, u mbytte vetem 'varkari'.

Add new comment