CEZ-i nuk e mori provimin e motit të ftohtë

Moti i acartë i këtyre ditëve ka qenë një provim i vështirë për CEZ-in, dhe është marrë vesh tanimë, që këtë provim nuk e ka marrë. Temperaturat e ulta e kanë vënë në pozitë shumë të vështirë. CEZ-in dhe, mbi të gjitha, qytetarët. Fjala vjen, në shumë zona të Tiranës (në periferi po se po, por edhe në qendër), ka pasur ndërprerje disa orëshe të energjisë. Është e qartë se CEZ-i nuk e ka përgatitur veten për rrethana të tilla të një konsumi të madh të energjisë (acari që po bën ka rritur natyrshëm konsumin). Kompania ka publikuar një listë me punime që do të kryhen javën e ardhshme, gjë që do të sjellë si pasojë ndërprerje të tjera, sidomos në zonat rurale. Dhe ka bërë me dije se ka probleme të mëdha të trashëguara me rrjetin, dhe se ka nevojë për investime të mëdha, të cilat nuk mund të realizohen menjëherë.
Ky është një paralajmërim, se kohët “pa drita” nuk i kemi lënë pas.
Re.Pu.
Comments
Absolutisht jo ! Ne Vlore ka
<p>Absolutisht jo !</p><p>Ne Vlore ka lagje qe periodikisht jo me ore por as me pak e as me shume nga 18 deri 22 ore pa drita dhe nuk ke ku ankohesh sepse eshte e njejta situate Bubullin ne Itali dhe merr hak CEZ i ne Shqiperi e ca me teper ne lagjen tone "Pavaresia" ne Vlore </p><p> </p>
Add new comment