Arvizu-Rama: Presidenti duhet të dalë nga konsultimet mes palëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu deklaroi se në takimin e zhvilluar paraditen e së mërkurës në selinë e Partisë Socialiste me kreun e kësaj force politike, Edi Rama është biseduar ndër të tjera edhe për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
"Presidenti i vendit të zgjidhet pas konsultimeve mes palëve. Figura e presidentit për një vend si Shqipëria është e rëndësishme. Duhet të zgjidhet një president me integritet, pasi ai emëron edhe Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e SHISH-it", tha Arvizu.
Sipas tij, në bisedën e sotme është folur edhe për vizitën e kryesocialistit Rama në Preshevë, e po ashtu janë prekur edhe cështjet ekonomike.
TCH
Add new comment