Qeveria fut dorën në qese për të ndihmuar KESH-in; por qesja është bosh

Postuar në 08 Shkurt, 2012 16:21

Berisha nxorri sot Boden të deklarojë se “KESH-i duhet ndihmuar”. Por si? Me çfarë? Është marrë vendimi për të prekur fondin e kontingjencës (fondin e parashikuar për situata të paparashikueshme e për rrethana të fatkeqësive natyrore). Dhe kriza energjitike, afërmendsh, nuk bën pjesë tek fatkeqësitë natyrore. Sikur nesër të ndodhë një përmbytje, a ndonjë gjë e  ngjashme me përmbytjen (është tamam rasti për të uruar: larg qoftë!), qeveria do të mbetet me gisht në gojë.

"Kontigjenca është e mjaftueshme (tok me fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, kjo shumë shkon deri në 5 miliardë lekë) për një furnizim një deri në dy muaj me energji elektrike”, thotë Bode me pamje të përvuajtur, a thua se është duke kërkuar mirëkuptimin tonë.

E.G.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Berisha ka per tja lene celsat e qeverise Rames sic ja la Karamanlis, Papandreut, atehere kur cdo gje kishte marre fund dhe nuk mund te riparohej me.

Submitted by tani97 (not verified) on

perkundrazi Mustafa: eshte rasti per te uruar ishallah nje permbytje!

Submitted by Gusmari (not verified) on

Po cdo gje qe preku e shkaterroi ky i mallkuar Sali bashke me Boden! Te forte paskan qene ato hidrocentrale qe nuk shperthejne si Gerdeci. A kane mirembajtje apo jo? A kujdeset kush per ato pasuri kombetare? Po sikur te mos ti kishte bere Enveri me shoke keto hidrocentrale, te kishte blere akoma me shume armatime, bunkere me ato para, si do ishte situata energjitike ne vend? Do kishim me shume erresire e keta te pangopur do fitonin me pak para?

Submitted by myzeqari (not verified) on

Me pak fjale kjo eshte politika ekonomike dhe energjitike e qeverise. Shqiperia superfuqi energjitike ne rajon, therriste Berisha. Po te shohesh arsyet se pse arritem deri ne kete fare derexheje, jane disa, por me kryesorja : Ne mbi 25 vjet nuk eshte bere asnje investim ne energjitike. Nuk kemi diversifikim te burimeve energjitike, duke mbetur plotesisht te varur nga burimet hidrike ne Drin. U ndertua TEC-i i Vlores dhe askush se di, asnje smund te thote se c'behet me kete mut TECi?! Askush nuk jep shpjegime pse ky nuk hyn ne prodhim kur ka 2 vite qe eshte peruruar me buje nga Berisha. Cfare ndodhi me ato 100 milion euro investime atje?! Ketu eshte merre qen e haje dose. As opozita nuk flet per kete pune. Vetem ne dy muaj KESH-i ka importuar mbi 50 milion euro energji...me kaq para investohej ne nje TEC  tjeter me kapacitet 50MW e keshtu me radhe...Parate qe investohen ne enrgjitike qofte edhe me hua, jane te kthyeshme shume shpejt, pasi energjia ka treg te sigurte, kurdo dhe kudo.

Submitted by Gusmari (not verified) on

@ Myzeqari: FLM Myzeqari. Shkurt sakte. Po me gjithe keto licenca hidrocentralesh c'behet. A ka perfunduar ndonje?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.