Shitjet me pakicë, rritja tek “makinat”, pas shtrenjtimit të karburanteve

Postuar në 11 Shkurt, 2012 08:16

INSTAT raportoi dje për ulje me 5.5 % të volumit të tregtisë me pakicë gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2011 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave ka të bëjë me rritjen e ndjeshme të tregtisë në grupin “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave”. Në këtë grup, volumi i shitjeve tek karburantet ka shënuar rritjen më të madhe, plot 69 për qind. Kjo rritje, është disa herë më e madhe krahasuar me rritjen tek ushqimet (10.9 %), të cilat përbëjnë gjysmën e shpenzimeve mujore të një familje shqiptare (referuar Anketës së Buxhetit të Familjeve 2006-2007, e fundit e këtij lloji e kryer nga INSTAT).

A mund të shpjegohet kjo drejtëpërdrejtë me “dashurinë” dy dekadëshe që kanë shqiptarët për makinat duke rritur njëkohësisht edhe blerjet e reja? Volumet e shitjeve tek ky grup rriten pas shtrenjtimit që kanë pësuar karburantet gjatë vitit të shkuar. Të dhënat e INSTAT-it për tre mujorin e tretë 2011 përkojnë pikërisht me periudhën kur nafta dhe benzina u shtrenjtuan minimalisht me 6 lekë/litër (me TVSH) pas taksës së re që filloi të jepte efektet në shtator.

Doganat ndërkohë raportojnë për ulje të importit të karburanteve gjatë vitit 2011 (janar-tetor) në të cilën u importuan rreth 348 mijë ton, krahasuar me 396 mijë tonët e futura gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2010.

S.E.

Comments

Submitted by Dreni (not verified) on

<p>Akoma me instatin ju? Shikoni kur ta nxjerrin rritjen ekonomike 5 per qind, sidomos tani qe e mori sala</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.