Energjia, rrezikojmë të mbetemi në terr

Importi i energjisë elektrike pritet të bëhet më i vështirë për Shqipërinë duke filluar nga marsi. I ftohti që ka përfshirë të gjithë rajonin ka rritur konsumin duke bërë që qeveritë e Bullgarisë dhe Rumanisë të ndërpresin eksportin e energjisë elektrike me qëllim mbulimin e kërkesës së brendshme. Në vështirësi është edhe Serbia. Qeveria serbe i ka dhënë dje urdhër kompanisë shtetërore të energjetikës që të ruajë kapacitetet e transmetimit për plotësimin e kërkesës së brendshme.
Aktualisht, Shqipëria konsumon rreth 25 milionë kilovat energji, nga të cilat 13 milionë prodhohen në vend dhe 12 milionë të tjerë importohen nga KESH dhe CEZ. Situata e lajmëruar më sipër prek pikërisht këtë pjesë. Pra nëse situata e motit vijon e njëjtë, vendit do t’i mungojnë mesatarisht 12 milionë kilovat energji elektrike çdo ditë duke filluar nga marsi.
S.E.
Add new comment