Orteku shkakton një tragjedi në Restelicë, komuna e Dragashit: Nëntë të vdekur

Postuar në 12 Shkurt, 2012 15:21

Një ortek në fshatin Restelicë të Dragashit ka provokuar një tragjedi. Numri i viktimave ka arritur në nëntë, mes të cilëve dhe një fëmijë. Ndërkohë, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e emergjencave civile kanë ndërprerë operacionin e kërkim-shpëtimit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Shemsi Syla, i cili ka thënë se shkak i kësaj ndërprerje ka qenë moti i keq.

“Për momentin, është lëshuar një urdhëresë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Komandanti i Forcave të Sigurisë, për tërheqje, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme, të cilat mbretërojnë tash në vendin ku po gërmonin ushtarët për gjetjen edhe të viktimës së fundit”, ka thënë për Rel Syla, i cili ka shtuar se kërkimet do të rinisin nesër (e hënë) në orën 7 të mëngjesit.

Situata është shumë e pasigurtë. Ekziston frika për orteqe të tjerë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.