Dy ish-ministra rumunë dënohen me burg për korrupsion

Postuar në 14 Shkurt, 2012 09:28

Associated Press njofton se një gjykatë në Bukuresht dënoi sot me 3 vjet burg për korrupsion dy ish ministra të bujqësisë, Decebal Traian Remes dhe Ioan Muresan. Ky i fundit, i kishte dhënë pasardhësit të tij Remes një mitë prej  15,800 eurosh, që të favorizonte biznesmenin Gheorghe Ciorba. Dënimi id y ish-ministrave vjen një muaj pas atij të ish-kryeministrit Adrian Nastase me 2 vjet burg, për grumbullim të paligjshëm fondesh për fushatën presidenciale.

Rumania, e cila u antarësua në Bashkimin Europian në vitin 2007, ka qenë kohët e fundit nën trysni për të zhvilluar luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të politkës. Deri para dënimit të ish-kryeministrit Nastase dhe dy ministrave të bujqësisë, Transparency International e rendiste Rumaninë si vendin më të korruptuar ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian. Dënimet e këtij muaji mund të ndikojnë që Rumania të përmirësojë renditjen e saj dhe të lehtësojë sadopak trysninë që i vjen nga Brukseli.

E.Zaloshnja

.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.