Rama: Gërdecin nuk mund ta mbyllë një farsë gjyqësore

Gjyqi i Gërdecit, që u mbyll në shkallën e parë me dënime afatshkurtëra për një numër të madh njerëzish, ka provokuar zemërim tek familjarët e viktimave, dhe një debat të madh në opinionin publik. Objekt i kritikave është gjykata e Tiranës, më konkretisht gjyqtarët e çështjes, të cilët po akuzohen se kanë marrë me të mirë shkaktarët e vërtetë të asaj tragjedie. Opozita ka qenë e para që ka reaguar fort kundër këtij vendimi. Madje, kryetari i PS-së ka zgjedhur t’i bëjë vetë këto kritika, e jo t’ua ngarkojë të tjerëve. Ai foli të nesërmen e ditës, kur u dha vendimi, por ka folur dhe më pas. Hera e fundit është dita e sotme. Gjatë një vizite në familjen Durda në katërvjetorin e ngjarjes së Gërdecit, ai tha: “Vendimi i gjykatës për ngjarjen tragjike të 4 viteve më parë ishte një poshtërim. Në Shqipëri drejtësia jepet sipas mundësisë për ta blerë. Tragjedia e Gërdecit është një plagë që nuk mbyllet me një farsë gjyqësore. Tragjedia e Gërdecit nuk mbyllet me një pazar të korruptuarish”.
Me këtë Rama lë të nënkuptohet ideja se gjyqi është i manipuluar dhe i paplotë, dhe ka të drejtë, por në këtë mes përgjegjëse është – këtë Rama harron ta thotë – edhe prokuroia, që nuk ka marrë si të pandehur fajtorët kryesorë.
Re.Pu.
Comments
Rama e zbulon sot kete te
<p>Rama e zbulon sot kete te vertete te hidhur!</p><p>Drejtesia ka teper kohe qe nuk banon ma ne kete vend!</p><p>A e mban mend Rama se edhe proçesi ndaj bashkepunetorit te tij Gramoz Ruçi pati perfunduar ne farse!</p>
Add new comment