Presidenti federal i Gjermanisë quhet Joachim Gauck

Postuar në 18 Mars, 2012 12:01

Në Gjermani u mblodh sot asambleja e superzgjedhësve, dmth u bënë tok deputetët e Bundestagut dhe përfaqësues të tjerë të realiteteve nacionale e locale (klerikë, OJQ, vendimmarrës, etj), për të votuar për Presidentin e ardhshëm. U zgjodh, siç pritej, Joachim Gauck, 72 vjeç, ish-prift e ish-disident në Gjermaninë Lindore. Mori 991 vota nga 1240 të mundshme. Votat e tjera, 126, kanë shkuar në favor të një gruaje të famshme për ‘ndjekjen këmba këmbës’ të kriminelëve nazistë; ndërsa 3 vota kanë shkuar në favor të një kandidati që mbron idetë neonaziste. Tri vota për këtë të fundit janë pak? Po, shumë pak, por kur merr parasysh të shkuarën gjermane, edhe tri vota janë shumë. Ndërsa 108 vetë kanë abstenuar.

“Është një e diel e bukur; është për vendin tim, e jo për mua”, u shpreh mes të tjerash Gauck-u, sapo u lexua rezultati.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.