Vëmendja është fokusuar në Kinë: Po bëhen gati për ndërrimin e stafetës

Vëmendja e shumë ekspertëve, analistëve, studjuesve e gazetarëve perëndimorë është fokusuar tek ajo që po ndodh në Kinë; më saktë, tek ajo që pritet të ndodhë. Në vjeshtë do të mbahet Kongresi i XVIII i Partisë komuniste, dhe pritet të ketë një dorëzim stafete, gjë që është verifikuar në Kinë një herë në dhjetë vjet. Por ky dorëzim stafete parashikohet disi problematik.
Atje nuk ka garë politike në kuptimin ‘euro-atlantik’ të termit. Por ka një garë, megjithatë; dmth njihen konkurentët qysh përpara kongresit. Janë personalitete, të cilëve u lihet fushë më e madhe veprimi, e që promovohen ca më shumë se të tjerët nga propaganda e regjimit. Po ndodh dhe këtë herë kështu? Deri në një farë momenti po ndodhte pikërisht kjo, por krejt papritur ‘iu prenë kryet’ Bo Xilait, njërit prej rivalëve.
Tani po flitet se beniamini i nomenklaturës është Xi Jinping, i cili është projektuar për t’u zgjedhur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, e më pas Presidenti i Republikës (është në foton që shoqëron këtë shënim tonin). Të tjerët pritet të jenë fytyra krejt të reja, mes të cilëve dhe një grua (për herë të parë). “Është një moment i tendosur. Gara duket e shëndetshme dhe korrekte, por dhe e fortë, e prandaj ka rrezik që të prodhojë destabilitet”, thotë një politilog kinez i Universitetit Tsinghua. Ka dhe të tjerë që e mendojnë këtë gjë.
Re.Pu.
Comments
Pak a shume eshte si gara e
<p>Pak a shume eshte si gara e Lulit, Jozit dhe Bodes per te trasheguar pushtetin.</p>
Edhe atje ka me gare se ne
<p>Edhe atje ka me gare se ne partite tona, imagjino ne ca pike jemi. </p>
Add new comment