Pensionet, seriozisht e ka Bode për rritjen e moshës?

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka artikuluar këto ditët e fundit ndryshimet që pritet të ndërmarrë qeveria në skemën e pensioneve, të cilat bazën e kanë tek rritja e moshës. Më shumë se me efektet e këtij veprimi, media ka trajtuar përciptazi deklaratën e Bodes, por një nismë e tillë nuk duket të jetë kaq e lehtë për ekzekutivin dhe kjo, jo se nuk ka votat në parlament, por për shkak të kostos së lartë politike. Jemi një vit e pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, zor se mazhoranca do ta ndërmarrë një hap të tillë vetëm.
Pikërisht për këtë, qeveria do të kërkojë edhe mbështetje të gjerë politike për të ndërmarrë ndryshimet, kjo për të ndarë barrë e rendë që mbartin reforma të tilla. Në një prononcim në media pak muaj mëparë, ekspertë të Bankës Botërore, të cilët asistojnë ekzekutivin në këtë nismë, deklaruan se për reformën e pensioneve nevojitet edhe mbështetja e opozitës.
Në vende si Greqia dhe Bullgaria, ndërhyrjet në skemën e pensioneve duke rritur moshën, janë shoqëruar me kosto të mëdha politike për qeveritë në pushtet. Pyetja mbetet nëse mazhoranca aktuale e ka seriozisht rritjen sërish të moshës së daljes në pension apo artikulon këtë tezë thjeshtë për konsum mediatik ditor.
Financimi i skemës së pensioneve përbën një barrë të rendë për buxhetin e shtetit, ku vetëm për 2012, qeveria pritet t’a subvencionojë me 33.1 miliardë lekë nga 84.3 miliardë lekë që pritet të shpenzohen në total. BB ka kërkuar reformimin me çdo kusht të saj.
S.E.
Comments
Seriozisht e ka sepse nuk ka
<p>Seriozisht e ka sepse nuk ka ti paguaje...........</p>
Add new comment