Bankat, 34 miliardë lekë kredi të pakthyeshme

Postuar në 21 Mars, 2012 08:26

Kredia me probleme ka vijuar ecurinë rritëse edhe gjatë muajit të parë të këtij viti, por me ritme më të ulta. Të dhënat e publikuara nga Shoqata e Bankave flasin për një nivel prej 18.9 për qind të kredive me probleme, me një rritje vetëm 0.1 pikë përqindje krahasuar me muajin paraardhës. Në total, kreditë me probleme përllogariten në rreth 105.2 miliardë lekë. Nga këto, rreth 34 miliardë lekë konsiderohen kredi të humbura, kurse për pjesën tjetër bankat shprehen se kanë ende mundësi rikuperimi.

Nga tabelat e bankave, mësohet se deri në fund të janarit, ekonomia është kredituar me gjithsej 564.3 miliardë lekë me një rritje prej 15 për qind krahasuar me janarin e një viti më parë. Rritje është shënuar edhe tek depozitat, të cilat në fund të muajit përllogariteshin në rreth 920 miliardë lekë. Ulja e ritmit të rritjes së kredive me probleme është një shenjë e mirë për sistemin bankar, por më shumë se tek rritja e aftësisë paguese të kredimarrësve, një tregues i tillë i atribuohet shtrëngimit të kushteve të kreditimit nga bankat gjatë gjysmës së dytë të shkuar.

 

S.E. 

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Bankat nuk &#39;humbasin&#39; kurre! Depozituesit humbasin, &#39;leket e fukarait ne xhep te te pasurit&#39; ; Ulin interesat ne depozita dhe ngrejne interesat ne kredi. Aresyeja ? Pasiguri! Me pare te jepnin gati mbi 70 perqind te vleres se kolateralit kredi, tani tek 50 perqind dhe me mik, pasi te ulin &#39;vleresuesit&#39; vleren kolaterale.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.