Qeveria e superpopulluar me zv.ministra: 4 te kultura, 3 te mjedisi, …

Kabineti i Këshillit të Ministrave të Berishës ka 15 ministra, dhe …. 37 zv.ministra. Me siguri, edhe vetë Berisha s’e ka menduar ndonjëherë se kompakësia apo fuqizimi aritmetik i maxhorancës mund të arrihet thjesht e vetëm duke ofruar poste zv.ministrash. I duhen votat e një partie të re parlamentare (siç ishte kjo e çamëve)? S’ka problem, u jep do poste zv.ministrash, dhe kaq. Ka ndonjë parti të maxhorancës që hedh vickla? S’ka problem, me një zv.ministër ia mbyll gojën.
E përditshmja shqiptarja.com bënte një listë të zv.ministrave në numrin e vet të sotëm, dhe rezulton se kemi dy në ministrinë e jashtme (Harxhi e Belortaja), tre në ministrinë e rendit (Zajmi, Pone, Peka), tre në atë të mbrojtjes (Starova, Spahiu, Xhuka), dy në atë të integrimit (Hoxha, Duma), dy në atë të financave (Haldeda, Rushaj), dy në atë të drejtësisë (Dobi, Kasmi), tre në atë të ekonomisë (Dervishaj, Alibali, Bozdo), tre në atë të transportit (Manjani, Alimadhi, Noka), tre në atë të arsimit (Malaj, Shamata, Tano), dy në atë të punës (Kodra, Sulka), dy në atë të shëndetësisë (Gajo, Spahia), dy tek bujqësia (Fasllia, Thomaj), katër tek kultura (Bajaziti, Lesi, Turku, Hado), tre te mjedisi (Demeti, Bineo, Meneri), dhe në fund një zëvëvendëse për Genc Pollon, që quhet Visho Ajazi Lika.
Re.Pu.
Comments
Mustafa

Mustafa !

Ne numrin 37 te zv.ministrave duhet te llogariten dhe sekretaret pergjithshem,

te cilet kane te njejtin rol dhe pergjigjen per anet ekonomike dhe administrativ e te çdo

ministrie. Keshtu kemi dhe 16 te tille plua (15 ne ministrite dhe 1 ne kryeministri).Pra,

53 e t e gjithsej. Ne vendet e tjera ka kufizime ne ligje organike , keshtu Italia e ka te

caktuar qe qeveria nuk mund te kete me shume se 65 ministra e zevendesa te tyre Atje

quhen sottosegretari). Dhe ne ShBA ka nga nje deputy secretary (perjashtimisht ne ate

te jashtmen ka dy), dhe arsyeje eshte e thjeshte : njeri mjafton si zevendes dhe ai ka te

tjere nen vete.

Shpjegimet e juaja jane te sakta Saliu ben ortak me parat e popullit qe brohoret here

Saliun dhe here Edvinin. Por po te shohesh organikat e ministrive she çudira me numrin

e drejtoreve te pergjithshem dhe drejtoreve nen ta me nga dy tre vartesa.

Sottosegretario dhe Under

Sottosegretario dhe Under Secretary andej nuk kane lidhje me Sekretarin e Pergjithshem ne Shqiperi.

me fal dhe nje

me fal dhe nje sqarim tek kuqua i Permetit nuk eshte grua po burre zevendesi,

quhet Visho dhe ka ardhur nga Kanadaja ku vajti te strhohet pas '97 sepse qe tek SHIK-u,

zevendes i Gazidedes dhe shef i sherbimit te jashtem.

Livadhi që kullotet (kupto:

Livadhi që kullotet (kupto: prona publike, pagat, automjetet dhe sekretaret) ngelet po aq sa ka qënë. Shtohen pos se dykëmbshat. Cilësia e qeverisjes (nëse qeveriset) ngelet po ajo. Në tërë parcelat me ushqim, më e çuditshmja ngelet ajo, që lajmsjellsi nuk merr mundimin t'i thotë as emrin, e Pollos. Kjo, medemek "Ministri", me emrin që brenda saj nuk ka asnjë fjalë shqip, " e Inovacionit, Teknollogjisë, së Informacionit dhe Komunikimit", ka nja dy zyra brënda Kryeministrisë dhe qeveris ca copra pushteti administrativ të marra ca nga posta, ca nga Ministria e Transporteve. E gjithë kjo ngrehinë e kotë, u ngrit për t'i gjetur një punë atij që me paturpsi, pak kohë më parë, donte të rivalizonte në postin e Kryetarit të Partisë, gjë që zëmroi shumë, (me të drejtë) adhuruesit e Saliut të Madh.

ha ha ha ! Ne foto : me koti

ha ha ha !

Ne foto : me koti nder kotët!

Add new comment