RTSH-ja, një institucion mediatik i stilit goebbels-ian

Postuar në 26 Mars, 2012 04:33

Në Kuvend ka mbërritur raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit shqiptar, dhe duket se shifrat që jepen e kapërcejnë perceptimin popullor bajagi negativ mbi këtë institucion mediatik të mbajtur me paratë publike. Gjatë vitit të shkuar (2011), kryeministri Berisha ka zënë 30% të kohës në edicionet informative. Në vend të dytë, pas kryeministrit, vjen …. qeveria e kryeministrit Berisha. Kjo e fundit ka zënë 25% të kohës së lajmeve. E dini se kush është në vend të tretë? Partia Demokratike e Berishës, me 16% (sa për krahasim, Partia Socialiste ka zënë 8% të kohës, dhe LSI-ja, ndonëse me vetëm katër deputertë, ka afro 6% të kohës së lajmeve). Presidentit të Republikës i kanë lënë vetëm 3% të kohës. Më shumë se sa Presidenti ka patur Ilir Meta, Edi Rama dhe Jozefina Topalli (afro 5% secili prej këtyre tre të fundit). E njëjta situatë verifikohet dhe në radio Tiranën.

E bukura është se skandali shihet në diferencën mes kohëve që zënë aktorët politikë e institucionalë, ndërkohë që skandali më i madh është tek fakti që koha e lajmeve zihet e tëra nga politika. RTSH-ja nuk ka shqetësim tjetër në këtë botë, veçse të na bëjë me dije se ç’kanë çaprashitur politikanët.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp; Prapë një lajm nga fusha e mediave. Ja vlen të humbësh pak kohë e të komentosh në këto faqe, ku ndjehet aroma e medies së lirë. U bëra pjesë e komtenteve në lajmin për mos daljen në treg të &quot;Sporti Shqiptar&quot;, por këtu qëndron ndryshe puna. Nëse &quot;Sportin...&quot;, &quot;Shekullin&quot; dhe madje, edhe shumë organe të tjera të shtypit të shkruar, po i shkatrrojnë vetë botuesit që i përdorin ato jo si biznese, tek RTSH degjenerimin e solli mungesa e demokracisë. Është tipar i tërë vëndeve autoritariste, ose gjysëmdemokratike, për t&#39;i patur nën kontroll dhe përdorim, me qëllim mbajtjen e pushtetit, stacionet radio-televizive publike. Provoni t&#39;i hidhni një vështrim praktikave me këto stacione të ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Nuk kanë asnjë ndryshim. Sjellja në vëmëndje e një praktike të tillë, nuk është se vë në siklet zuzarët përdorues. Ata do vazhdojnë të tyren. Deri Kur?&nbsp; Deri sa në brezat e ardhshëm të jetë kultivuar dija e kultura, si njerzore, ashtu dhe demokratike, që sot për sot popullit tonë i mungojnë.</p><p>&nbsp;Më thoni, ju lutem! Sa të lirë e të pavarur mund të jenë gazetarët e lajmeve në RTSH? Ndonëse nuk i sheh kush, kjo s&#39;do të thotë se skota mercenare e tyre nuk sjell dëm. Do të thosha se vetë fakti i pranisë në shoqërinë shqiptare i një tufe punonjësish, administratorë, specialistë e gazetarë, që ndonëse e dinë se sjellja në përmbajtje e veprimtarisë së tyre bie ndesh me ligjin e me një varg aktesh nënligjore, që me devoshmëri bëjnë sherbëtorin, sjell dëm të madh. Dhe jo për shkak të bindjeve, por thjesht për atë pagë të mjerë që marrin.</p><p>&nbsp;E nderuar ResPublika! Shihni ndonjë ndryshim mes tyre dhe ish punonjësve të RTSH, në periudhën e sundimit komunist? Një ngjashmëri tipike i përshkon të dy periudhat e RTSH-së, të qenit armë në duart e partisë. Në kohën e diktaturës thuhej copë se &quot;...e kam armë&quot;. Tani nuk&nbsp; e thonë, por ndihet kudo në atmosferë.</p>

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Atehere pse i paguajme taksat per RTSH-ne ?!...Kam nje mendim, mbase eshte dhe koti fare, sikur te iniciohej nje levizje per te mos e paguar taksen per &#39;televizorin&#39;, ndoshta do i binte ndonje &#39;tjegull&#39; ne koke &#39;Pirros&#39; se Keshillit...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.