Ali Ahmeti: Nano e dinte që do humbte zgjedhjet e « më ka përcjellë tek Berisha »

Të gjitha të përditshmet e sotme raportonin mbi një deklaratë të Ali Ahmetit në programin e Aleksandër Furxhiut në televizionin AS, lidhur me një takim që i pari i BDI-së ka pasur me Fatos Nanon në vitin 2005, kur vetë Nano ishte ende kryeministër. « Ishte faza e parë e zgjedhjeve ne Shqiperi », thotë Ali Ahmeti, por nuk e saktëson më shumë se kaq kohën e takimit. Dhe na bën me dije se Nano në atë takim ka qenë i sigurtë se do t’i humbasë zgjedhjet, dhe në këto rretahan ka qenë i shqetësuar mbi transferimin postelektoral të marrëdhënieve të ngushta mes qeverisë shqiptare e faktorëve shqiptarë në Maqedoni. Madje, Ahmeti lë të kuptohet se Nano është marrë vesh me Berishën për ta garantuar këtë « lidhje » edhe me qeverinë e re të pas zgjedhjeve të 2005-s. « Tash unë nuk e di fshehtësinë se si komunikuan ata të dy ; nuk e di gjithashtu nëse ata komunikuan drejtpërsëdrejti apo përmes linjave bypass. [Por di që] mbas një muaji unë kam qenë i thirrur nga zoti Berisha në vizitë zyrtare në Shqipëri « .
E.G.
Add new comment