Ish i përndjekuri përgënjeshtron Edi Ramën; pritej që ta bënte

Dje ne publikuam shënimin me titull ‘Një ish-i përndjekur i shkruan Ramës; dhe Rama e bën publike korrespondencën’, dhe në fund të tij tërhoqi vëmendjen e disave një vëzhgim: “Të bën përshtypje dhe fakti që Rama ka vendosur ta bëjë publike, e ta përdorë për qëllime politike, një sms që i ka ardhur në rrugë private. Rama nuk ka si ta dijë se Doda nuk shqetësohet prej publikimit të këtij mesazhi (nëse nuk i ka marrë leje, kuptohet). Është dhunim i privacy-së.”
Disa komentues e përqeshnin këtë ‘ndjeshmëri’ tonën. Por e vërteta është se shënimi ynë ishte më shumë se sa një ndjeshmëri për privacy-në e individit. Jemi në Shqipëri, ku njerëzit ta japin mbështetjen dhe solidaritetin në rrugë private, ngaqë po ta bëjnë faqe botës ndjellin belara e presione mbi veten. Pikërisht kjo frikë e ka bërë autorin e asaj sms-je ta përgënjeshtrojë fët e fët ngjarjen. “Nuk kam bërë ndonjë mesazh për kreun e PS-së; numri është i imi, por nuk di kush e ka bërë atë sms”, ka thënë ai për të përditshmen shqiptarja.com Dhe në fund bën një deklaratë të fortë luajaliteti politik: “Unë jam me Partinë Demokratike”.
E.G.
Comments
Perseri, artikulli qe bete

Perseri, artikulli qe bete dje eshte kot pa kete te sotmin. Nese artikulli dje do ishte shkuar sot me evidencen dhe njeriu ne fjale e kam mohuar vleren e mesaxhit, atehere kishit te drejt qe ta benit nje publikim te kesaj nature, Por nese shqiptarja.com s'do ta kisht publikuar kete gje. Perseri komenti juaj dje do ishte pa vlere

Pak a shume dje, juve thate qe, nese Rama nuk ka kerkuar leje, e ka gabim. - Tani kjo ne vetevete, nuk eshte lajm as opinion profesional - per derisa dje nuk kishte nje ankes nga ish-i përndjekuri.

Dje isha kunder artikullit, sot jam pro, nese me te vertet nje artikull i till ne shqiptarija.com egziston (perseri juve nuk keni dhene referenc te plote - qe eshte detyre e juaja qe jo e lexuesit)

Ky dhe fisi i ketij i jane

Ky dhe fisi i ketij i jane kundervene regjimit komunist nga me te egrit te kohes duke u vrare dhe burgosur dhe internuar nga ai regjim, por ama me koken lart, ndersa tani detyrohet te haje mbrapsht fjalet e veta nga frika e regjimit te Berishe. Shume poshte e ke ul veten o Dod Miri. Mase kishte te drejte Nexhmija kur ju etiketoi si hajduta lopesh, dise prej jush e meritokan.

Po plera mbeten keta nuk u

Po plera mbeten keta nuk u bene njere njerez

Ky pergenjeshtrim i Dod Mirit

Ky pergenjeshtrim i Dod Mirit eshte si "VOTAT" E GERDECAREVE,QE JA "DHANE" BERISHES pasi ai ju vrau femijet,burrat e graste!Pasi u shkaterroi shtepite e biznesit!!Pasi u tall me atra gjoja se u demshperblente ,por u dha ca pare ZORRAXHINJVE TE VET,qe te benin "ZAP" bashkefshataret e tyre,qe te mos LLAPNIN SHUME!!!JA,KY ESHTE SALI BERISHA dhe ju mos u merakosni si shume per PRIVACINE SE PER DEMOKRACINE!!!Ai njeri,qe nuk GUXON te dale hapur per te mbrojtur te DREJTAT e veta,le te RRIJE ATJE E TE VUAJE SE ATE KOKE KA!!!

Mos u lodhni kot jo kshtu po

Mos u lodhni kot jo kshtu po ashtu .Dod Miri ja u ka lene ne goje.Sa per frike nga Saliu kur s´po keni ju qe car s´thoni kunder tij jo me te kete Dod Miri qe ju kundervu diktatures se eger enveriste.

Po ti a lexove artikullin te

Po ti a lexove artikullin te pakten. Ai deklaron se numri eshte i tij por mesazhin nuk e ka cuar ai.

Edhe shkrimi i djeshem edhe

Edhe shkrimi i djeshem edhe ky i sotmi kishin vetem nje qellim: te informohen sa me ngaterrueshem shqiptaret edhe (sidomos) kure behet fjale per vlerat morale te E. Rames. Kjo eshte as me shume as me pak detyre e lene nga Berisha-Gazidede-Alibeaj, gjynah qe persiper e ka marre nje intelektual i cili mund te bente shume pune te mira per vete dhe per vendin.

Add new comment