Situata në spitale sipas Berishës dhe ca shifra nga vendet përreth

Postuar në 04 Prill, 2012 06:41

Mbledhja e para pak orëve e qeverisë, kishte në objekt të saj shëndetësinë (të paktën këtë kuptuam nga monologu i përjavshëm i Kryeministrit), ku kreu i qeverisë foli për zhvillimet në këtë sektor dhe uljen e vdekshmërisë foshnjore duke na krahasuar edhe me vendet e zhvilluara.  “Tregues për vdekshmërinë foshnjore, amtare është ulur. Për herë të parë vendi ynë arrin këta tregues themelorë të jetës, duke u renditur në grupin e vendeve të zhvilluara me mortalitet infantil 1 shifror”, - tha ai.

Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rëndësishëm i kushteve shëndetësore të një vendi. Ky tregues përdoret edhe për krahasimin e zhvillimit socio-ekonomik të shteteve (sa më i lartë treguesi, aq më problematike është situata). Vdekshmëria foshnjore është numri i foshnjave që vdesin para se të arrijnë moshën 1 vjeç, për 1,000 lindje.

Pasi dëgjon këtë fjalim, mendja të shkon tek verifikimi i fakteve dhe të dhënave të deklaruara. Open Data Albania ka publikuar javët e fundit një studim pikërisht për vdekjen foshnjore në Shqipëri. Situata e paraqitur i përket fundit të vitit 2009. Sipas të dhënave, mësohet se nga 1 000 foshnje të lindura, vdesin 14 prej tyre (2009). Ky është numri minimal i vdekjeve që prej vitit 1995 duke paraqitur një përmirësim të treguesve.

Por si paraqitemi ne në raport me rajonin? Ndryshe nga sa thekson Berisha, të gjitha vendet e rajonit paraqiten më mirë se ne në këtë tregues. Edhe për këtë na shërbejnë të dhënat e publikuara nga ODA. “Situata më e mirë duket në Greqi, me një tregues 3 të vdekshmërisë foshnjore për 1,000 banorë, e ndjekur nga Serbia (6), Maqedonia (10) dhe Bosnja dhe Hercegovina (13). Për Shqipërinë treguesi është më i larti në rajon (14).Të gjitha vendet e rajonit kanë tregues më të mirë, çka tregon se Shqipëria është ende e prapambetur krahasuar me këto vende, sidomos në fushat e shëndetësisë dhe kushteve ekonomiko-sociale”, - shpjegojnë specialistët e ODA-s.

S.E.

Comments

Submitted by luani (not verified) on

Pasi na cilesoi si Zvicra me det!!! dhe per rritje ekonomike krah per krah me Gjermanine, deliret vazhdojne. Spitalet shqiptare jane ne gjendjen me te keqe te 20 viteve te fundit.

Submitted by per.edin.cdo.gje (not verified) on

ju mund te genjeni lexuesit militante ketu po jo me tej.  Berisha nuk po flet per vitin 2009 dhe po tregon qe vdekshmeria foshnjore eshte nje shifrore, po po nje shifrore, prandaj ato te dhenat ODA per vitin 09, mund ti fusni aty ku rrine me mire.

Submitted by drakula (not verified) on

Cja fut kot mo plako, pse ore per dy vjet e ndryshoi gjendjen ai mbreti juaj sa ja kaloi edhe Greqise? Pastaj me sa di une ODA i mer te dhenat nga institucionet shteterore dhe jo nga goja e Berishes. Gjetje bere...

Submitted by per.edin.cdo.gje (not verified) on

pse, cfare ka ketu per te mos u besuar?  Nga 14 a sa ishte ka rene poshte dhjetes, pra nje shifrore.

Nuk e ka fajin ODA se kjo e fundit shifrat i ka te sakta por te marrosurit pas Rames qe gjejne shifra te vjetra per te kundershtuar te rejat.  Ju kerkoni sa me shume vdekje vetem qe te shani Berishen, kjo ka qene e eshte deri tani platforma e Rames.  E gjoja socialiste ju...

Submitted by drakula (not verified) on

daku ke qene ndonjehere ne spital ti? e di qe ste hapin oksigjenin po nuk iu dhe nje 5-sce duke mos e rruajtur nese je ne operacion?

Submitted by klodi (not verified) on

Nuk ka si te kemi ber kaq shume hapa para kur pothuajse te gjitha komunat dhe qytetet e vogla kane mbet pa mjek obsteter-gjinekolog. Zhvendosja e popullsise drejt qyteteve te medha dhe ulja e nivelit te lindshmerise ne vend sigurisht ka sjell nje permirsim te treguesve por prap shifrat qe sjell autori flasin vete (Greqia 3/1000; Serbia 6/1000). Jemi akoma shume mbrapa rajonit dhe ska vend per triumfalizem. Dhe ky sektor i shendetsise eshte nje nga sektoret ku nuk duhen investime te medha.

Submitted by Astrit (not verified) on

"Jam dakord me kontrollin, por kushy i kontrollon kontrolloret?" eshte pyetja qe ben nje personazh i nje libri te njohur...

Sic ve ne dukje Klodi, me siper, shifrat mbi vdekshmerine foshnjore jane shume te pjeseshme per te arritur konkluzione ekzakte. Nga ana metodologjike une do te doja te dija sa eshte perqindja e gravidancave te pandjekura nga mjeket keto vitet e fundit? Sa nga lindjet behen ne shtepi e pa mjeke tani e sa disa vjet me pare? Eshte shume e zakonshme per vendet me infrastrukture prej botes se trete qe te vuajne ate qe quhet 'reporting bias'. Dmth ne keto raste te dhenat qe arrijne ne qender vijne prej zonave me te mbuluara por jo prej zonave te varfra ku behet hataja por nuk ka njeri ti mbaje shenim. Pa lexuar detajet e raportit dhe shifrat e verteta, veshtire se mund te thuhet ndonje gje me gojen plot. Mua personalisht nje ngritje supesh me skepticizem duke pare gjendjen alarmante te insititucioneve shendetesore shqiptare me duket mese e justifikuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.