Stefan Çipa: Gjykatat u bëhen krah paligjshmërive

Postuar në 12 Prill, 2012 05:39

Ju kujtohet, kur ambasadori danez denoncoi sistemin gjyqësor dhe autoritetet lokale të Sarandës lidhur me shqetësimin e një danezi, që ka blerë apartament me idenë se do ketë pamje nga deti dhe pas ca kohësh kish parë se pamja nga deti po i zihej nga një ndërtim tjetër? Stefan Çipa, kryetari i bashkisë në Sarandë, jepte dje versionin e vet, dhe ish i gjithi në mbështetje të ambasadorit. Ja ç’thotë Çipa, duke denoncuar administratën paraardhëse, dhe gjykatën:

“Çfarë ka ndodhur në fakt? Apartamenti i [shtetasit danez] gjendet në një pallat buzë detit, në lagjen Nr.4 në Sarandë. Me siguri, ai zgjodhi të bëhet blerës i një apartamenti fare pranë detit, duke u nisur edhe nga ideja se nuk kishte asnjë shans që të vazhdonte brezi i ndërtimeve më pranë vijës së ujit. Kështu u duk në vitet e para të banimit, por nuk ishin të një mendjeje edhe urbanistët dhe bashkiakët pararendës me bashkinë e sotme në Sarandë. Rezultoi se ata kishin firmosur dhe i kishin dhënë fuqi zbatimi, lejes për ndërtimin e një objekti tjetër, që i dha fund pamjes, por edhe daljes në det. Ashtu si gjithë banorët e tjerë, edhe danezit i duhet të bëjë tani një unazë të madhe për të shkuar në plazhin, që, në vijë ajrore, gjendet vetëm disa metra larg nga pallati i tij. Firmosa një akt pezullimi për ndërtimin, por ai zgjati vetëm dhjetë ditë, pasi paligjshmërisë së ndërtimit të ri i dha legjitimitet vendimi i gjykatës së Sarandës, sipas të cilit i paligjshëm ishte bllokimi që kishte bërë bashkia.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by ora09 (not verified) on

<p>Ne me te shumten e rasteve, jane gjykatat ato qe lejojne ndertimin e pallateve te paligjshme dhe kjo ne shume forma te sterholluara &quot;ne emer te ligjit&quot;.</p><p>Shembull mund te marre rastin tim: Gjykata eshkalles se pare, per marrjen e mases se sigurise me kerkoi mua nje shume prej 100 milione lekesh te vjetra. Kete e beri me qellim sepse e dinte qe une si person privat nuk mund ta kisha kete shume marramendese dhe si perfundim masa e sigurise nuk u mor dhe ndertimi vazhdoi. Kur po afrohej dita e vendimit, gjyqtarja dha doreheqjen. Kjo taktike ishte ne favor te firmes ndertuese qe asnje dite nuk i ndaloi punimet. U zvarrit me muaj te tere sa te gjendej &quot;me short&quot; nje gjykates tjeter. Punimet vazhdonin... &nbsp;U vendos gjyqtari tjeter dhe seancat shtyheshin e shtyheshin me qellim qe punimet te vazhdonin. Erdhi dita e vendimit dhe gjyqtari jep nje vendim gjysmak per te dy palet ndergjyqese. Ne shkallen e dyte (Apel) vazhdon odiseja e shtyrjeve te seancave dhe ndertimi vazhdon edhe pse gjykata e shkalles se pare ka marre nje vendim pothuajse kunder firmes ndertuese. Tani pres vendimin e gjykates se apelit, por pallati pothuajse ka mbaruar se ndertuari....</p><p>Pastaj do te thuhet....pallati nuk mund te prishet se u be tani, pavaresisht se ligji e thote se mund te shembet...</p><p>Shqiperi hesapi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.