Votimi për Cefën, provë gjenerale për votimin për Presidentin e Republikës

Për këdo që ka patur iluzione se një votim i fshehtë për Presidentin e Republikës në Kuvend mund të rrëzojë mazhorancën aktuale, votimi i djeshëm për dërgimin e Elvis Cefës në KLD-së vërtetoi se iluzionet e tyre kanë qenë të kota . Votim i fshehtë për Berishën nuk është ai që mund të imagjinojë çdo njeri me mendje normale – për Berishën, votim i “fshehtë” është ai që mund të identifikohet më vonë me anë të ndonjë gjurme në fletët apo në sistemin elektronik të votimit.
Mazhoranca aktuale mund të bjerë vetëm në qoftë se të paktën 71 deputetë dalin hapur kundër Berishës dhe e rrëzojnë atë duke propozuar një kandidaturë alternative për kryeministër. Dhe, duke gjykuar nga situata aktuale në Kuvendin e Shqipërisë, kjo gjë nuk mund të ndodhë pa një vendim të LSI-së për të votuar për një kryeministër tjetër.
Por Ilir Meta mbrëmë në Top Story nuk dha asnjë shenjë se LSI-ja ka ndërmend të marrë një vendim të tillë deri në përfundimin e mandatit të kësaj qeverie. Si në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ashtu edhe në lidhje me Kodin Zgjedhor, ai shfaqi qëndrime të kundërta me të Berishës, por theksoi se LSI-ja nuk do ta përdorë mekanizmin e votës në Kuvend për të detyruar Berishën të ndryshojë qëndrim lidhur me këto dy çështje.
E.Zaloshnja
Comments
Ne lidhje me Ilir Meten kam

Ne lidhje me Ilir Meten kam pershtypjen se "nuk mund ti zihet shume bese". Kjo, per vete faktin se ai ka treguar qe ben levizje te fundit te papritura dhe te paparashikuara, ashtu si edhe ndodhi ne zgjedhjet e 2009's, kur perpara zgjedhjeve kishte trumpetuar me te madhe kunder te djathtes dhe sidomos Berishes. Por, qe me vone, ne kuadrin e brenda pak oreve, kaloi nga njeri ekstrem ne tjetrin duke u bere pale me ata qe vetem para pak diteve i kishte share dhe peshtyre. Nderkohe qe, kalimthi, tek UTV, mbreme vura re qe analistet diskutonin per nje te ashtuquajtur oferte qe pritet ti behet Ilir Metes nga Edi Rama. Nga ana tjeter, vete Rama, dje, ne konferencen per shtyp pas votimit ala kacakshe per anetarin e KLD, tha se opozita, do t'ja conte gjithsesi, kalin Sali Berishes per te shkuar ne Vlore me rastin e 100-vjetorit te pavarsise, edhe nese ai nuk do te ishte kryeminister deri atehere. Historia n'a ka mesuar qe ajo mund t'a riperseris vetveten.

Sa keq do shkojme ne 100

Sa keq do shkojme ne 100 vjetor pavaresie pa shtet me drejtues qe kane duart e gjakosura dhe se kane per gje te kujtojne 21 JANARIN per çdo deputet qe del kunder.I vdekur i pakallur,pa moral si shpellar pas 100 vjet pavaresi nga turku ,te varur nga fashizmi shqiptar.Ben si do me forcesi çdo gje ne Shqiperi fallco,nje i çmendur i çmend te gjithe.

Një fotografi ideale ku

Një fotografi ideale ku mishëron një të sëmurë mendor dhe tjetëri një matrapaz i fëlliqur dhe hajde të besojmë se këta fytra mundë të na drejtojnë me një frymë demokratike drejtë europës a nuk është një marazh

Pershendetje dhe pergezime

Pershendetje dhe pergezime per autorin e fotografise!

S'ka nevoje per diçiture.

Termeti ka rene,njerezit edhe pse te pergjumur,te mpire po kerkojne te Rizgjohen,te behen te vetedijshem,te zene mend dhe te kuptojne qe ata jane SOVRANI, ndersa prtite,politikanet,parlamenti,presidenti jane vetem sherbyes te tij,persona te cileve ata i kane deleguar te drejtat e tyre,endrrat e tyre,problemet e tyre per nje SIGURI DHE STABILITET ME TE MADH,si dhe per nje MIREQENIE ME TE MUNDESHME.

Kjo e bera dje ishte nje

Kjo e bera dje ishte nje hilja e radhes, qe paraqiti Berisha para publikut dhe politikes shqiptare.Grupi i punes qe ai ka ngritur vetem per te shpikur hile zgjedhore dhe hile te votimit, eshte ne pune. Per zgjedhjen e presidentit do te shihni nje hile te re te paimagjueshme. Perderisa ne PS, nuk e marin seriozisht kete gje ,do te kapen gjithmone ne befasi,ndaj hiles te radhes. Zhurma,me pas, mbasi Berisha t'ja kete arritur qellimit eshte e kote, d.m.th.: "Bjeri, bjeri se i renke bukur"...

Add new comment