Gary Q. Kokalari Clinton-it: Mos i beso Berishës dhe Arvizu-së

Gary Q. Kokalari, një shqiptaro-amerikan shumë i apasionuar pas vendit të të atit e të gjyshërve të vet, i ka bërë një letër Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton-it, në prag të takimit që kjo e fundit ka planifikuar me kryeministrin shqiptar. Letra është e gjatë, dhe shtjelluese, por ka dy momente që të tërheqin vëmendjen për shkak të konsideratave personale që ka autori i saj lidhur me dy njerëz me shumë ndikim në punët e Shqipërisë, Sali Berisha e Alexander Arvizu.
Për Berishën: “Gjatë viteve kam pasur marrëdhënie të shumta me Sali Berishën, dhe të jem i hapur, besoj se ai është një gënjeshtar patologjik, i pamëshirshëm dhe nuk është veçse një diktator komunist i korruptuar. Përveç faktit që disa agjenci mbikëqyrëse e kanë përshkruar si një nga qeveritë më të korruptuara në botë, disa nga akuzat që i citohen shpesh Berishës përfshijnë vrasje, manipulim votash, pengim të drejtësisë dhe përpjekje për të shtypur fjalën e lirë. Nuk ka asnjë dyshim se rrënjët e problemeve politike me të cilat përballet Shqipëria janë tek Sali Berisha dhe ai është pengesa kryesore për progresin e vendit si demokraci.”
Për Arvizu-në: “Nuk jam i sigurt nëse është stili i ambasadorit Arvizu ose ka ndodhur diçka në strategjinë e DASH-it për Shqipërinë, por ka pasur një ndryshim të dukshëm me vendosjen e tij si ambasador. Disa spekullojnë se kjo është për shkak se Berisha ka shpenzuar një pasuri për lobistët, që njihen se kanë lidhje me administratën e tanishme, por unë shpresoj se ky është vetëm një supozim. Në rastin më të mirë, ambasadori mund të jetë vetëm duke u përpjekur të fusë fijen e perit në gjilpërë duke balancuar komentet e tij në lidhje me marrëdhëniet e qeverisë së Berishës me opozitën. Por më duket se në shumë raste të panevojshme, ambasadori Arvizu i ka dhënë Berishës përfitimin e dyshimit, veçanërisht në lidhje me vrasjen e katër protestuesve shqiptarë më 21 janar.”
Re.Pu.
Comments
Mire Saliun e dime se kush

Mire Saliun e dime se kush eshte ( maskara nuk ka ku vete me) , Po kete Geri-n cfare arsye e shtyn te shkruaje vazhdimisht keshtu.....mos ka edhe ky ndonje pazar dhe premtim te pambajtur nga Saliu sic esht rasti i Albtelekomit.....mos harrojme se ishte ky qe shty Kosta trebicken te bente ate qe beri dhe eshte po ky qe shty Tan priftin....

Z. Kokalari duhet te

Z. Kokalari duhet te pergezohet per keto qe ben, te duash vendin tend nuk do te thosh te kesh interesa private. Asgje nuk do t'i ndryshoja konkluzioit te tij, me Sali Berishen demokracia eshte nje iluzion ne Shqiperi. Nuk besoj se do te kete patur ndonjehere politikan kaq te pabese e keqeberes per kombin.

Peshendetje,

Arber - Canada

ky kokolari eshte nje zagar

ky kokolari eshte nje zagar dhe ti vije turp qe flet keshtu per nje kryeminister te vendit te vet edhe ne qofte se eshte ashtu si thote ky kokpyke nuk mund te shaje vllaun e tij tek nje i huaj.

Berisha mund te jete vllai
Berisha mund te jete vllai jot, as i imi as i Z.Kokalari. Zagar dhe per te ardhur turp se shan kopukun dhe zagarin ne krye te vendit te vet? Shume mire ka folur. Respekte per Z.Kokalari.
Berisha nuk eshte

Berisha nuk eshte kryeminister i Kokalarit, Kokalari eshte amerikan, Berisha fatkeqsisht eshte kryministri jone :(

Te lexosh letren e

Te lexosh letren e G.Kokalarit te vjen per te vjelle nga auto-publiciteti i ndyre alla-katunar i tij. Nderkohe vete Kokalari pranon te jete perlyer gjate gjith historise 20 vjecare me afere te ndryshme me parti te ndryshme, duke futur hundet kudo dhe pa te drejte.

Kokalari ne qofte se ka byth mos bej ter-ter nga Amerika, por le te vij ne Shqiperi dhe te kandidoje dhe ti vere gjoksin dhe "fjalet" e tij te bukura punes per demokratizimin e vendit.

Ne qofte se ka bythe le te vij dhe ti dale perballe Berishes dhe Edi Rames, dhe te krijoje nje rryme te re politike. Mend japin te gjithe, por asnji ska bythe ti futet politikes.

Te gjithe jemi fajtor per ate realitet qe eshte sot ne Shqiperi, dhe me fjalen te "Gjithe" nenkuptoj te gjithe popullin te majte dhe te djathte, sepse jemi ne me kulturen tone dhe etiken tone si popull qe ne fund te cdo 4 vjeteshi japim voten tone po per keta njerez qe sot nga uzurpojne.

Prandaj o Zt. Kokolari, mos na derdellis shume nga Amerika - por po pate bythe dhe e dashke kaq shume Shqiperine, hajde haje ket pluhrin e Shqiperise te perditshem dhe veri shpatullat nje politike te re.

Perndryshe...ne do vazhdojme me statuskuone tone !

Nuk e njoh zotin Kokolarin

Nuk e njoh zotin Kokolarin por ta shashë se thotë një të vërtetë më duket se nuk është e drejtë dhe përpara se të lodhemi të diskutojmë se kush ësjtë ky zoti Kokolari se çfarë ka bërë ky dhe sa patriot është është e udhës të diskutojmë dhe ti ndryshohet mentaliteti i shoqërisë Shqipëtare se në qoftëse duam të ndyshojmë na takonë ne ta bëjmë dhe asnjë tjetër qoftë ky amerikan apo europian sa më shpejtë të ndryshojmë mentalitetin aq më të mirë do jenë politikanët dhe qeveritarët tanë epra para se të shajmë të tjerët duhet të dalim para pasqyrës dhe të mudohemi të regullojmë veten tonë

Ne se ky Kokalari do te

Ne se ky Kokalari do te kishte thene dicka te mire per Berishen do te ishte, pervec i persekutuar edhe hero. Por tani qe thote te verteten per komunistin Berisha, PD-istat i thone komunist GERIT ?!

Add new comment