Boris Tadiç flet me gjuhë elektorale për Kosovën

Slogani ‘Kosova është zemra apo djepi i Serbisë’ pwrswritet shpesh nga nacionalistët serbë, si një pohim, mbi të cilin ngrejnë e legjitimojnë pretendimet e tyre për ta rekuperuar si një gjë që ka të bëjë me thelbin e qenies e identitetit të tyre. Kohët e fundit kanë zënë ta thonë gjithnjë e më rrallë këtë gjë; madje, politikanëve të moderuar, apo që duan të hiqen si të tillë, nuk ua nxë goja as në momente të fushatave elektorale. Njëri syresh, Boris Tadiç, i pyetur lidhur me këtë gjë, dha një përgjigje që nga serbët duhet të jetë gjykuar si ‘as mish, as peshk’: “Nuk mendoj që Kosova është zemra e Serbisë; qytetarët e saj janë zemra e Serbisë”. Edhe më poshtë, ai përdori të njëjtën gjuhë teksa iu desh të fliste mbi perspektivën e Kosovës. “Nuk do të lejoj të cenohet integriteti ynë në Kosovë, por [nga ana tjetër] nuk dëshiroj luftë. Dua që me rrugë paqësore të luftojmë për Kosovën” ka thënë Tadiç.
Duket si një njeri, që ia do puna të thotë gjëra që s’i beson as vetë.
Re.Pu.
Comments
me keqardhje, por dhe shkrimi
<p>me keqardhje, por dhe shkrimi Juaj qendron diku mes mishit e peshkut, duke mos pase asnji analize te mirefillte...</p>
Add new comment