Në Maqedoni priten protesta: të premten nga shqiptarët e të shtunën nga maqedonasit

Shqiptarët po përgatisin protesta në Maqedoninë Perëndimore, dhe këtë po e bëjnë me anën e rrjeteve sociale. Të premten do të grumbullohen në të gjitha qytetet kryesore ku banojnë shqiptarë, duke filluar me Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kumanovën, Strugën, Dibrën, Kërçovën, etj. “Stop proceseve të montuara”, ky do të jetë slogani i protestës.
Por një ditë më pas, do të jenë maqedonasit që do të bëjnë protestën e tyre. Organizimi është me të njëjtat mjete e resurse: secili po lajmëron secilin në facebook. Slogani i tyre është “të protestojmë para qeverisë”.
Përveç lajmërimeve për protesta, në rrjetet virtuale ka dhe komente të shumta të pjesëmarrësve. Janë komente që dallohen prej gjuhës së urrejtjes. Maqedonasit lëshojnë të shara e fyerje kundër shqiptarëve e kundër myslimanëve, ndërsa shqiptarët bëjnë të njëjtën gjë kundër ‘shkive’. Në ndonjë rast, protestës së tyre u jepet një përmasë fetare, gjë që u vu re dhe gjatë herës së fundit, ku një numër demonstruesish kishin dalë për të pohuar vokacionin e tyre fetar.
Situata në Maqedoni është trazuar shumë pas ngjarjeve të kohëve të fundit.
Re.Pu.
Comments
Erdogan ia arriti qellimit.
<p>Erdogan ia arriti qellimit.</p>
Add new comment