Luan Rama tha që Ilir Meta don të bëhet President? Jo, nuk duket se tha këtë

Agjencitë e lajmeve online janë kapur pas një deklarate të shkujdesur e jo fort pretencioze (Apo është e kundërta? Mos e dhëntë Zoti!) të Luan Ramës, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, në një konferencë për shtypin, dhe kanë dalë me titullin: Ilir Meta, kandidat i mundshëm për President. Saktësisht ai, i pyetur nëse Meta mund të ish një kandidat presidencial, ka thënë (marrë nga Panorama): “Pse jo? Ligji dhe kushtetuta parashikon kriteret se kush mund të jetë kandidat dhe LSI-ja nuk e përjashton veten që të kontribuojë në të mirë të realizimit të zgjedhjes së një presidenti konsesua; pastaj çështja e emrit do të përzgjidhet nga forumet”.
Mos vallë kjo don të thotë se Ilir Meta ia ka vënë syrin atij posti? Në fakt, nëse gazetari nuk është porositur për ta bërë atë pyetje, përgjigja është korrekte dhe pa atë mesazhin që kanë kapur agjencitë informative. Por nëse pyetja ka qenë e përgatitur, atëherë del që Metës i paska shkuar mendja keq. E po të jetë ky rasti i dytë, atëherë i bie që jemi duke parë një teatër absurd.
M.N.
Comments
"Jam i vetmi kryetar partie
<p>"Jam i vetmi kryetar partie qe kam thene qe nuk do behem president"-tha Sala para Fyles para nje jave. D.m.th. qe di dicka se Meta mund te doje. Sidomos aq shume e perdor fjalen "integrim" , sa po na ngaterron dhe ne popullin- e ka me partine e tij qe e ka ne emer kete fjale apo na ben te folme presidenciale.... Edhe kaq sa ka ndodhur deri me sot, brenda absurdit jemi o Muci.</p>
Add new comment